|E premte, Gusht 18, 2017

Prezantohet libri ” Leximi i medjes se myslimanit” per lexuesit e gjuhes greke. 

66    Tirane – Në veprimtarinë e tij botuese AIITC është mbështetur në bindjen e tij se literatura nuk njeh kufij dhe se njohja e ndërsjellë midis kulturave, qytetërimeve dhe besimeve është baza më e mirë për të siguruar një të ardhme të ndritshme dhe të paqshme për njerëzimin.

Duke u nisur nga këto bindje shumë botime të Institutit janë realizuar jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të ndryshme të botës. Kjo është realizuar në bashkëpunim me institucione kulturore të vendeve në gjuhën e të cilëve është përkthyer libri.

Botimi më i fundit i realizuar në këtë kuadër është libri “Leximi i mendjes së muslimanit”, i autorit të shquar mjekut amerikan Dr. Hassan Hathout. Libri prezanton Islamin në një mënyrë thjeshtë, të qartë dhe me një gjuhë të  përshtatshme dhe bashkëkohore, prandaj dhe ka pasur një pritje shumë të mirë nga publiku perëndimor, kur është botuar së pari në SHBA dhe në Britaninë e Madhe.

Për këtë arsye AIITC e ka përkthyer këtë libër nga anglishtja në gjuhën shqipe dhe e ka botuar atë në vitin 2005. Vlerësimet pozitive nxitën përkthimin dhe botimin e tij në gjuhën greke, për të bërë të mundur që edhe lexuesi i kësaj gjuhe ta marrë informacionin për kulturën islame nga interpretime të dorës së parë dhe jo nga interpretime të tjera, ndonjëherë jokompetente e që japin imazh të gabuar të Islamit. Përkthimi u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit të suksesshëm me Fondacionin Grek të Kulturës, i cili e priti me interes dhe kënaqësi botimin e një libri që, sipas tyre, ndryshon shumë koncepte të gabuara për Islamin që gjenden në vendet e Perëndimit.

 Në ceremoninë e zhvilluar më dt. 28.05.2014 në Hotel Tirana International për prezantimin e librit në gjuhën greke, morën pjesë akademikë, shkrimtarë dhe një numër përfaqësuesish të institucioneve të kulturës greke në Shqipëri, si përfaqësues të universitetit “Logos” dhe të Fondacioni Grek të Kulturës.

Prezantimin e librit e bëri z. Alban Kodra, nëndrejtor i AIITC dhe z. Bedri Telegrafi, drejtor i shkollës “Jeta e re”. Ata trajtuan vlerat dhe veçoritë e librit në prezantimin e Islamit në formën e tij të vërtetë, për lexuesin perëndimor. Këto fjalë u konfirmuan edhe nga z. Martin Kuka, redaktori i librit në gjuhën greke dhe njëherazi pedagog në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Z. Kuka, me përvojë në redaktimin botimeve filozofike në gjuhën greke gjatë periudhës që ka jetuar e punuar në Greqi, u shpreh se përkthimi ishte i një niveli të mirë dhe nuk pati shumë punë në këtë aspekt. Por, si person që nuk kishte pasur më parë lexime të mjaftueshme për kulturën islame, ai shprehu befasinë e këndshme të njohjes me një imazh të saktë e të vërtetë të Islamit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet Fatmir Kajolli për llogari të drejtësisë italiane

Fier - Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit për shtetasin Fatmir Kajolli, 50...

Close