|E shtunë, Maj 27, 2017

Prezantuesi i motit alarmon amerikanët: Do vdisni bashkë me fëmijët! 

Përballë rezistencës së banorëve për të lënë shtëpitë e tyre, prezantuesi i motit në “Fox News” ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë, të çuditshëm dhe të tmerrshëm për shikuesit e tij vetëm disa orë përpara se uragani “Matthew” të godiste Floridan.

Shep Smith, po shpjegonte se uragani po lëvizte 20 milje në perëndim dhe në një moment, ai tha: “Ju do të vdisni dhe fëmijët tuaj do të vdesin! Ju nuk mund ti mbijetoni atij”

“Autoritetet janë duke ju thënë vazhdimisht njerëzve në zonat e evakuimit të largohen. Megjithatë, disa kanë refuzuar por autoritet i kanë paralajmëruar se janë duke luajtur me jetën e tyre. Por, ju mund të shihni për veten tuaj që të mos përfundoni keq”.

Pas katastrofës së shkaktuar në Haiti, stuhia Matthew, ka goditur së fundmi edhe brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara.

Fillimisht nga efektet është prekur Florida, ndërkohë që stuhia pritet të avancojë edhe në Georgia si dhe në Karolinën e Jugut.

Këto shtete kanë shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme. Zyrtarët njoftojnë se 2 milionë persona janë evakuuar.

Nga bilanci i deritanishëm në Florida nuk ka viktima, por raportohet për dëme të konsiderueshme në infrastrukturë si dhe për afro 250.000 mijë banesa që kanë mbetur pa energji elektrike.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: A është kjo makina 100 mijë euro e Leka Zogut të II? https://t.co/6XCcRijh3X https://t.co/unfUAVRQhB
11,292 people follow ALB365
Twitter Pic gurutran Twitter Pic judyrobi Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Berisha : Haxhinasto, Tahiri dhe Kodheli kërkuan program përgjimi

Tiranë - Deputeti demokrat Sali Berisha deklaron se qeveria po përpiqet për të vënë shoqërinë në përgjim. Sipas tij tre...

Close