|E diel, Dhjetor 17, 2017

Prishjet anës Gjanicës, mbërrijnë 34 dokumentat për shpronësimet e para. 

gjanicaFier – Kanë mbërritur 34 zarfat e parë  për 34  persona që kanë ndërtime anës lumit Gjanicë të cilat do të prishen nga INUK për ti hapur rrugën zbatimit të projektit të ri për pastrimin dhe sistemimin e lumit Gjanicë .

Lajmi konfirmohet nga drejtori I INUV-it Fier Ferdinand Muskaj I cili ka pohuar se kjo ka qënë faza e parë që ka kryer komisoni I Ministrisë së Turizmit dhe Zhvillimit Urban.

Sipas informacioneve të marra nga Muskaj, paraditen e sotme në dorë të tijë kanë mbërritur 34 zarfat për njoftimin e personave të cilët do të vijojnë procedurat e mëtejshme ligjore. Nga 41 persona që janë shqyrtuar fazën e parë 34 janë kualifikuar dhe do të shpronësohen me një vlerë në total afro 450 milionë lekë të reja . 7 të tjerë  kanë pasur mangësi në dokumentacion të cilët janë njoftuar dhe do të analizohen në një fazë të dytë, pohoi burimi zyrtar I informacionit . Po sipas këtij burimi informacioni  mësohet se këto prishje  përfshijnë ndërtime që pengojnë sistemimin e lumit Gjanica që nga ura e ish Azotiku dhe deri  tek Vija e Ngjalës .

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lushnje – Cdo partia bën populli, cdo populli lesht bën partia

Lushnje - Kështu ka ndodhur me votimin...

Close