|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

Prodhohen ilace me bazë canabissativën 

Produktet të cilat përmbajnë përbërës me bazë kanabisin, të quajtura “cannabidiol” apo CBD janë ilaçe, ka deklaruar rregullatori ne Britaninë e Madhe, MHRA, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

MHRA ka dërguar letra tek 18 kompani duke i informuar që kanë 28 ditë kohë për të marrë licencë, në mënyrë që të kenë të drejtë të shesin produktet e tilla në Britaninë e Madhe.

Aktualisht në Britani ekziston vetëm një kompani e licencuar e cila shet produkte me përmbajtje të CBD-së.

Ky ilaç quhet Sativex, dhe mund të blihet vetëm me recetë të mjekut, si dhe u jepet vetëm pacientëve me sklerozë të shumëfishtë.

Ndërsa, kanabisi nën ligjet e Britanisë nuk njihet që ka vlerë terapeutike, dhe çdokush që e përdorë atë për çfarëdo arsye mund të dënohet.

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Makina bie 200m në humnerë,2 të vdekur,plagosen 4.

     Shkodër -   2 të vdekur mes të cilëve edhe një shtetas italian dhe 4 të plagosur është bilanci I aksidentit tragjik të ndodhur pranë “Gurit të Mashit”...

Close