|E diel, Janar 22, 2017

Prodhohet kartmonedha me prekje për të verbërit 

Banka e Australisë emetoi sot kartëmonedhën e saj të parë me prekje, pas një fushate nga një djalë i verbër.

Tre vjet më parë, kur ai ishte vetëm 12 vjeç, Connor McLeod paraqiti një ankesë për diskriminim në Komisionin australian të të Drejtave të Njeriut dhe bëri me nënën e tij një peticion online që mori më shumë se 56 mijë mbështetës.

Kartëmonedha  australiane e re, me vlerë pesë dollarë, hyri sot në qarkullimin dhe është e para në një seri që përfshin një shenjë të prekshme për të ndihmuar personat e verbër të  bëjnë dallimin midis prerjeve të tjera të kartëmonedhave.

“Tipari i prekshëm në kartëmonedhën pesëdollarëshe është një e ngritur në secilën prej skajeve të kartëmonedhës”,  tha banka.

McLeodit i lindi kjo ide kur i dhuruan disa dollarë për Krishtlindje kur ishte 11-vjeç, por që ai nuk kishte asnjë ide sesa ishin si dhe sa bujar apo dorështrënguar ishin treguar dhuruesit.

Shenja do të ndihmojë më shumë se 350 mjië australianë, të cilët janë të verbër ose kanë shikim të dobët, duke zëvendësuar pajisjen e vogël që është përdorur më parë për të matur madhësinë e bankënotave të cilat ndryshonin me milimetra.

alb365/ATA/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia kufitare kap skaf 8 m të gjat me 2 italianë https://t.co/fzO4nfhDjr https://t.co/6XwK8GWdAo
501 people follow ALB365
Twitter Pic dessie_m Twitter Pic kencaill Twitter Pic davejone Twitter Pic kathryn_ Twitter Pic MJohnson Twitter Pic VirtuaIM Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kledi_g Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom Twitter Pic MurrayNe Twitter Pic UomoSupe Twitter Pic ardit_gj Twitter Pic misini_b Twitter Pic koinosap Twitter Pic Sokol905 Twitter Pic idamyrta Twitter Pic Hoxhalli Twitter Pic PetritCe
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Eurovizion – Eneda Tarifa më e ndjekura

Ndonëse është duke u komentuar mjaft gjatë ditëve të fundit këngëtarja Eneda Tarifa, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion rezulton mjaft e ndjekur në You Tube. Performancat e saj kanë...

Close