|E diel, Qershor 25, 2017

Prodhohet topi inteligjent. 

123452     Vetëm pak ditë na ndajnë nga Botërori dhe marka e njohur Adidas ka sjellë një risi.

Marka ka prezantuar topin inteligjent i cili lidhet me aplikacionet e teknologjisë Apple.

Ai ngjan si topi tradicional, por sipërfaqja e tij përbëhet nga një sistem i vogël që komunikon me bluetoothin nëpërmjet smartfonit i cili është i pajisur me sistemin operativ iOS vetëm për Apple dhe jo Android.
Kjo teknologji mat trajektoren ajrore, shpejtësinë dhe drejtimin e topit.
Aplikacioni ka edhe video didaktike për t’u përmirësuar , mundësinë për të regjistruar golat më të arrirë dhe më pas për t’i shpërndarë në rrjetin social.
Adidas ka nisur të punojë për këtë projekt që në vitin 2009 dhe tashmë topi vjen i përfunduar.

Topi inteligjent shitet online dhe nëpër dyqane me pajisje dixhitale dhe kushton 299 euro.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohet 30 vjeçari, kultivonte hashash https://t.co/q0FY78djYP https://t.co/E4Mnv5SBvI
11,395 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
67 gazetarë të vrarë për 2016

Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë janë vrarë në botë në vitin 2015 për shkak të profesionit të tyre, veçanërisht në Francë,...

Close