|E diel, Qershor 25, 2017

Projekti i USAID, Arvizu shpërndan dhi alpine . 

124511_1  Ambasadori amerikan Arvizu ka kopjuar ish deputetin e LSI-së Dritan Prifti , por me një ndryshim. Dritan Prifti shpërndante lopë, dele, pula , gica për banorët e zonës së tij elektorale në këmbim të dhënies së votës , ndërsa ambasadori amerikan Arvizu duke marrë pjesë në një project të USAID-it. Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksander Arvizu u ka shpërndarë sot 20 dhi alpine, disa familjeve në komunën Zall-Bastar. Në një postim në faqen e ambasadës amerikane në rrjetin “Facebook”, shkuan se kjo është pjesë e projektit të USAID për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare.

“Ambasadori Alexander A. Arvizu u shpërndan 20 grave të Komunës Zall-Bastar nga një dhi “Alpine”, si pjesë e projektit të USAID/Albania i cili dhe po i trajnon gratë lidhur me kujdesin që kërkohet për këto dhi, menaxhimin e fermës, si dhe prodhimin e djathit cilësor të dhisë. Familje të tjera fshatare do të ndihmohen nga gratë e sipërpërmendura: secila nga 20 gratë do të “pasojë si dhuratë” kecin e parë femër te një familje tjetër. Projekti synon që numri i familjeve që do të marrin dhi dhe që do të angazhohen në prodhim qumështi dhe djathi, të jetë 60. Specialistë veterinarë të “Heifer Shqipëri” do të monitorojnë rritjen dhe shëndetin e dhive”, shkruhet në faqen e ambasadës amerikane.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
MPJ-Serbisë: Djegia e flamurit, ‘Reagoni,situata jashtë kontrolli’ .

Tiranë - Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar për djegien e flamurit shqiptar, gjatë ndeshjes që u zhvillua dje mes...

Close