|E premte, Dhjetor 15, 2017

Prokurori Beci : Kokaina tranzit nëpërmjet rrobave, shisheve të verës dhe vajit të palmave . 

22b5b3b0334d4500edf03be1a111fda9_XLTiranë – Një prej prokurorëve që drejtoi hetimet mbi bandën e kokainës që zbuloi laboratorin në Xibrakë të Elbasanit, Eugen Beci zbuloi disa të dhëna për aksionin që pushtoi mediat ditët e fundit.

“Kemi bashkëpunuar shumë ngushtë me partnerët e huaj pasi shumë grupe shqiptare kanë aktivitete dhe jashtë vendit. Me Gjermaninë kemi hequr barrierat burokratike dhe mes bashkëpunimeve është dhe ai për laboratorin e kokainës. Jemi njoftuar në datën 17 për këtë çështje së bashku me policinë për këtë trafik narkotikësh drejt Gjermanisë. Kemi kryer veprime mbi ligjin mes të cilave dhe përgjimet e këtyre personave” tha në emisionin Opinion në TV Klan, zyrtari i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Ky grup shkonte te ish rezervat e Shtetit shpesh dhe kështu lindën dyshime. Asgjë nuk dihej deri në momentin që ndodhi ndërhyrja se çfarë lloj veprimtarie e saktë bëhej në atë vend në Xibrakë” tha prokurori Eugen Beci, që u shfaq i rezervuar në dhënien e fakteve për shkak të sekretit hetimor.

“Një pjesë e personave nuk njiheshin si kontigjent kriminal, dhe që u zbuluan të tillë vetëm pas hetimeve 1 mujore. Operacioni u mbajt sekret si çdo operacion me përgjime. Droga kalon transit në vendin tonë dhe shpeshherë kalon nëpërmjet rrobave, vajit të palmave apo dhe shishjeve të verës”.

“Paratë e drogës investohen në banesa, toka bujqësore dhe shpenzime luksoze. Është e vështirë të përcaktosh investimet e parave të krimit, në një ekonomi kaq shumë informale. Janë 131 raste të ardhura në prokurori për pasuritë e krimit në vitin 2014, ku 116 është verifikim pasuror dhe pjesa tjetër sekuestro” tha Beci.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Serbia dhe Maqedonia skualifikohen nga Eurovision 2017

Përfaqësuesja e Serbisë Tijana Bogicevic me këngën...

Close