|E premte, Dhjetor 15, 2017

Prokuroria në kërkim të enigmës, e kujt është makina Volkswagen Touareg ?! 

Volkswagen TouaregFier – Makina Volkswagen Touareg ka futur në sherr gruan e një biznesmeni, të dashurën e tij , atë vet por edhe pronarin e makinës . Biznesmeni Sh.K, nga Fieri vuan dënimin në burg për tregtimin e naftës bruto në karburantin e tij. Por ndërsa nga 2013 është pas hekurave, jashtë ka lënë hesapet e hapura me gruan dhe dashnoren e tij.

Raportimi bëhet nga gazeta “Shqip” në numrin e saj të sotëm. Sipas oficerëve të policisë gjyqësore, gruaja e biznesmenit, me inicialet B.K, është paraqitur në polici dhe ka bërë kallzim se makinën Volsvagen Tuareg që ajo ka një prokurë përdorimi nga bashkëshorti i saj, nuk e ka në dorëzim. Por një tjetër vajzë. Pasi kanë parë prokurën, oficerët e policisë gjyqësore kanë thirrur ne polici vajzën me inicialet K.S që e përdorte ndërkohë mjetin. Oficerët kanë konstatuar se edhe vajza kishte një prokurë nga biznesmeni në fjalë, madje data e kësaj prokure, ishte më e hershme sesa ajo e gruas së biznesmenit. Ballafaqimi i dy grave në komisariat, gati sa nuk ka kaluar në konfrontim fizik, ndërsa policia u ka marrë kallzimet të dyjave, dhe meqë nuk e ka zgjidhur dot “hallin” ia ka referuar materialet prokurorisë, për të gjetur se kush do të përdorë makinën.

E ndërkohë, nga hetimet, prokurorisë i rezulton se as biznesmeni i burgosur nuk e ka vetë në pronësi makinën, por ai ka një tjetër prokurë për përdorimin e saj. Prokuroria do të bëjë hetime të thelluara, për të parë se kujt i takon makina, biznesmenit, gruas, dashnores apo pronarit të vërtetë të saj.  Ndërkohë makina është e bllokuar në ambientet e prokurorisë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lindita Nikolla  takim me maturantë të rrethit Fier  

Fier - Ministria e arsimit Lindita Nikolla...

Close