|E hënë, Maj 29, 2017

Prokuroria, policët pronarë të 3 ton droge. Policia jo 

Mat – 3 ton e 52 kg lëndë narkotike kanabis është sekuestruar dje në Mat nga policia.Lënda narkotike është gjetur në një përrua në fshatin Rremull, në një hangar.

Operacioni është kryer dje, por policia e beri publike vetëm sot, ndoshta për shkak të hetimit.Në operacionin tre ditor antidrogë është angazhuar policia e Matit dhe efektivë të FNSH-së.

Policia informon: “Gjatë kontrollit në fshatin Rremull në afërsi të banesës së shtetasit Shpëtim Lika  në përrua është gjetur një hangar i ndërtuar me shtylla druri ku brenda tij kishte të varura për tu tharë një sasi degësh të dyshuara si degë bime Cannabis Sativa, si dhe 100 metra më lart tek një banesë e pa banuar që administrohej nga shtetasi Shpëtim Lika u gjet dhe një sasi tjetër degësh bimë narkotike që ishte vendosur për tu tharë.Menjëherë është njoftuar Prokurori ku në prezencë të tij u peshua kjo sasia e bimëve qe ishte në hangarë dhe në banesën e pa banuar ku rezultoi se pesha ishte gjithsej 3052 ( tre mijë e pesëdhjetë e dy ) kg“.

Bima ishte në proces tharje gjysëm e thatë.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani  nga policia del se autori i dyshuar i kësaj bime narkotike është shtetasi Shpëtim Lika, 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat, i cili është shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit sqaron se operacioni është zhvilluar nga Policia dhe bazuar në informacionin policor të grumbulluar nga vetë Policia.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se poseduesit e drogës janë njerëz të lidhur me policinë ose pjesë e saj.

Por policia thotë se “ska asnjë punonjës policie apo punonjës të administratës të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”.

Në Rremull asgjesohen dhe 4020 rrënjë kanabis

Ndërkohë po në  fshatin  Rremull, tek  vendi i quajtur Përroi  i Kurvajës janë konstatuar 4  parcela ku ishin kultivuar  gjithsej 4020  rrënjë bimë të dyshuara si bimë narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Noizy sonte hapi lokalin e tij të ri https://t.co/63OkEnq5Tg https://t.co/zn2CVBGHCy
11,294 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ilaçi i ri, mundë të bëni sex për disa orë

“Chemsex” është emri më i ri i drogës e cila ju lejon që të bëni seks për disa orë me...

Close