|E martë, Janar 24, 2017

Pronarët e markatos kundërshtojnë prishjen e godinës 100 vjecare (video e fotot) 

Fier – Sot ka përfunduar afati ku dhjetë pronarët e ish markatos  në Fier duhet të kishin boshatisur godinën  pasi me një vendim të këshillit bashkiak ajo do të prishet  pasi është pjesë e zbatimit të ndërtimit të parkut të madh të qytetit.

Pronarët e kundërshtojnë këtë vendim, bile ata shkonë më tej kur thonë se do e mbrojnë me jetë , kush vjen dhe e prish unë do ta vras, shprehet njëri prej tyre. Ata pohojnë se prej vitesh kanë kërkuar rikonstruksionin e kësaj godinë për të ruajtur vlerat kulturore por leja nuk I është dhënë nga bashkia. Përse nuk e ruajnë si vlerë kulturore si ish fabrika e miellit?

Nuk arrijmë të kuptojmë , thonë ata , se një pjesë e pronarëve janë me certifikatë pronësie e një pjesë tjetër me vertetimin hipotekor. Nuk na jep certifikatën e pronësisë hipoteka, na thonë se dokumentat janë djegur në 1997.

Pronarët e godinës 100 vjevare pohojnë se nëqoftëse bashkia do të bënte spital apo shkollë nuk do kundërshtonim , por të bëjë lulishte kur lulishet e Fierit janë zaptuar me lokale e pallate nuk arrijmë ta kuptojmë. Do ta mbrojmë me jetët tona, kanë pohuar ata

Nga dita e nesërme pronarët e markatos presin që forca  dhe mjete të INUV të shkojnë për ta prishur godinën 100 vjecare. Pronarët që kanë certifikatën e pronësisë nuk jan dakortë me vlerën e shpronësimit që ka dalë me vendim të këshillit të ministrave , por edhe pjesa tjeter e pronarëve që kanë vertetim hipotekor duan certifikatën e pronësisë dhe vlerën reale të shpronësimit

vlcsnap-2016-09-23-13h58m47s212 vlcsnap-2016-09-23-13h59m12s199 vlcsnap-2016-09-23-13h59m23s70 vlcsnap-2016-09-23-14h00m12s39 vlcsnap-2016-09-23-14h00m22s140

alb365

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arrestoi 2 shtetas https://t.co/xGOyMYV2m4 https://t.co/NOTO8ZuI1p
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mister plagosja e Gjermenit, dyshohet me thikë (fotot)

Tiranë - Artan Gjermeni, gjyqtari i cili i dha pafajësinë ish-guvernatorit Ardian Fullani, është paraqitur mbrëmjen e së dielës pranë urgjencës së QSUT-së, pasi kishte marrë 4 plagë të shkaktuara...

Close