|Monday, December 5, 2016
  • NA NDIQ NË

Propozimet – Ndryshon harta e mandateve të deputetëve në qarqe 

8c0a0de9-2d49-42d3-a3a3-56467906744d-7054-0000053bb267564c_tmp

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të ndryshojë numri i mandateve në disa qarqe të vendit.

Kështu, sipas propozimit, Qarku i Kukësit do të ketë 3 mandate deputetësh, ai i Beratit, 7 mandate, Tirana nga 32 shkon në 34 mandate, Korça 11 mandate, Durrësi në 14 mandate deputetësh.
Ndërkohë, mbetet i njëjtë numri i mandateve në Qarkun e Vlorës, Lezhës dhe Shkodrës.
Propozimet bëhen në komisionin e reformës zgjedhore për shkak të lëvizjes së popullsisë dhe lindshmërisë.
Qarku i Durrësit dhe i Tiranës do të kenë më shumë mandate, ndërsa ai i Kukësit, i Korçës dhe i Beratit do të ketë nga një mandat më pak, të cilat do t’i kalojnë Tiranës dhe Durrësit, përkatësisht dy mandate për kryeqytetin dhe një mandat për qytetin bregdetar.

8c0a0de9-2d49-42d3-a3a3-56467906744d-7054-0000053bb267564c_tmp ec29e75d-29d1-44fb-8f5b-e993bed593ed-7054-0000053bbf6ddb45_tmp

Add a Comment

%d bloggers like this: