|E hënë, Tetor 23, 2017

Protesta e PD-se, Berisha : ” Rama ik”. 

Tirane – pd protesteProtesta e opozitës, e paralajmëruar me përmasa të mëdha kombëtare, do të nisë sot nga sheshi “Skënderbej”, do vijojë marshimin nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur para selisë së Kryeministrisë.
Protesta e opozitës do të nisë në orën 11:00, ndërkohë që parullat e këtij tubimi do të jenë të njëjta me ato të një jave më parë, që u hodhën përpara Parlamentit. Në tribunë pritet të flasin disa qytetarë. Prapa tribunës pritet të vendosen edhe dy ekrane të mëdha, të cilat do të transmetojnë protestën nga disa drejtime përmes kamerave të televizioneve që do ta ndjekin atë direkt. I fundit që do të ngjitet në podium do të jetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili do të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit dhe qeverisë së tij.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se protesta kombëtare që do të zhvillohet sot në Tiranë do të jetë vazhdimi i një aksioni politik të opozitës, qëllimi i së cilës është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit të vendit. Basha u shpreh se opozita nuk synon të bllokojë statusin me protesta, ndërsa shton se ajo synon që ato të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve përmes rrjetit social “Facebook”, që të bëhen pjesë e protestës.
“Të dashur miq, të gjithë në protestën Rama IK në ora 11:00 në sheshin Skënderbej. Të protestojmë kundër njeriut që po shndërron Shqipërinë në kartelin e drogës, që avionet e drogës na i shiti për mushkonja, që me qeverinë e tij ka bërë Shqipërinë vendin me të pasigurtë në Europë, që rrëmbeu votat me mashtrime dhe para të pista dhe po zhyt shqiptarët në papunësi, varfëri dhe mjerim. Zgjidhja është Rama IK! IK! IK!”- shkruan Berisha.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia ‘Plan veprimi’ në terren me civilë

Tiranë - Policia e Shtetit njofton se ka organizuar një “Plan Veprimi” me forca policie civile për kontrolle të befasishme,...

Close