|E diel, Tetor 22, 2017

Protesta në Kallm – Fëmijët 2 javë pa shkollë 

Fier – Sot është e premte (23 shtator 2016) dhe bëhen plot dy javë që banorët e fshatit Kallm i Vogël nuk dërgojnë fëmijët në shkollë.
Ata kanë dalë sërish sot në protesta, pasi problemi i tyre për rikonstruksionin e rrugës nuk ka gjetur zgjidhje.

Banorët mbeten të vendosur për të mos ndaluar protestat. Ata thonë se nëse nuk ndërhyhet në rrugë e kanë të pamundur t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, aq më tepër që dimri është afër.
Gjatë javës ata protestuan edhe para njësisë administrative të Mbrostarit, ku patën dhe një ballafaqim me deputetin socialist të zonës, Ervin Koçi.
Ky i fundit u pati deklaruar se rruga do të shtrohet në janar-shkurt, por banorët janë skeptikë pasi prej vitesh marrin vetëm premtime dhe situata mbetet po ajo. Baltë dhe ujë deri në dyert e shtëpive.

img_0448 img_0449

img_0447

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kali qetëson foshnjën (video)

Videoja e mëposhtme shfaqe një foshnje e cila në momentin që një kalë fillun e luan me të, qetësohet dhe...

Close