|E hënë, Nëntor 20, 2017

Protesta të dhunshme në Mitrovicë , dhjetra të plagosur. ( foto ) 

89306    Kosovë – Situata në Mitrovicë është tensionuar për disa orë gjatë pasdites kur disa protestues jane mbledhur te ura e Ibrit në një proteste si shprehje e revoltës ndaj ngritjes së parkut barrikadë mbi urë, nga ana e autoriteteve lokale serbe nga veriu i Mitrovicës dhe Qeverisë së Serbisë.

Gazetarët kosovarë raportuan nga vendngjarja se janë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme të njëpasnjëshme, pas djegies së disa automjeteve të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Protestuesit në vazhdimësi kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, e cila nga ana e saj është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Veç Policisë së Kosovës, gaz lotsjellës ka përdorur edhe Policia e EULEX-it , që raportohet të ketë hedhur edhe plumba gome në drejtim të protestuesve.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “S’duam park – duam urë”, Liri e lëvizjes” e të tjera, ndërsa dëgjoheshin brohoritjet: UÇK-UÇK, Adem Jashari, Jo nuk ndahet Mitrovica e të tjera. Një grup protestuesish më herët ka djegur flamurin e Serbisë. Edhe në pjesën veriore janë vërejtur tubime të serbëve lokalë. Policia e Kosovës ka krijuar kordone, si në jug, ashtu edhe në veri të qytetit, për të pamundësuar kështu kalimet e qytetarëve nga jugu në veri dhe anasjelltas, në përpjekje të parandalimit të përplasjeve të mundshme. Në përfundim të situatës është raportuar për protestuese si dhe disa policë të lënduar.

TREMBËDHJETË POLICË TË LËNDUAR

Trembëdhjetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar gjatë protestës së sotme në Mitrovicë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë nga komanda në jugore e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se raporti i policisë nuk është ende përfundimtar.

“Po ashtu, si pasojë e përdorimit të mjeteve ndezëse nga protestuesit katër vetura janë djegur, dy të policisë së Kosovës, një e EULEX-it dhe një e UNMIK-ut”, ka thënë Zahiti. Deri më tani, Zahiti ka thënë se janë arrestuar të paktën 5 persona.

Aktualisht, nuk dihet edhe numri i protestuesve të lënduar gjatë protestës së sotme, e cila eskaloi në përplasje mes masës dhe policisë. Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët kishin dalë në jug të qytetit të Mitrovicës për të kundërshtuar rivendosjen e barrikadës në urën qendrore mbi lumin Ibër, nga ana e autoriteteve komunale të Mitrovicës së Veriut, në praninë e zyrtarëve të qeverisë së Serbisë.

Ndërkohë, Kosovapress raporton dhe për dy gazetarë të lënduar dhe 10 qytetarë, si dhe dhjetëra të arrestuar.

JAHJAGA THIRRJE BE-SË: TË GJENDET ZGJIDHJE PËR HEQJEN E BARRIKADËS

Ora:18:33- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kërkon nga qytetarët e Mitrovicës dhe të gjithë qytetarët, që të ndihmojnë në tejkalimin e situatës së krijuar dhe të mos lejojnë përshkallëzimin e saj, ndërkohë që nga organet e rendit kërkon rivendosjen e qetësisë në qytetin e Mitrovicës. Me anë të një njoftimi për shtyp, Jahjaga ka përcjellë me shqetësim zhvillimet në qytetin e Mitrovicës dhe u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës të tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje dhe të ndihmojnë organet e rendit që të kryejnë punën e tyre.

“Presidentja Jahjaga thekson se çfarëdo përpjekje për të gjetur zgjidhje përmes përdorimit të dhunës do të përshkallëzojë situatën dhe do të pengojë çdo proces të vendosjes së normalitetit në qytetin e Mitrovicës, dhe në komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës.

“Presidentja Jahjaga thekson se lëvizja e lirë e qytetarëve është e drejtë themelore e mishëruar edhe në Kushtetutën e vendit dhe është parim thelbësor i demokracisë prandaj edhe çdo pengesë e vendosur në cilëndo pjesë të territorit të vendit pengon përpjekjet për vendosjen e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe dëmton proceset që çojnë drejt integrimit të secilit qytetar të vendit në shoqërinë dhe institucionet e 89307Kosovës.

Presidentja Jahjaga në takimet e fundit me përfaqësues të mekanizmave të sigurisë, ndërkombëtarë dhe vendorë, ka theksuar se rivendosja e barrikadës në urën e lumit Ibër, është e papranueshme dhe nuk i kontribuon i stabilitetit dhe paqes në vend.”-thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Më tej shtohet se: “Presidentja i bën thirrje Bashkimit Evropian që përmes angazhimit konkrete të gjejë zgjidhje për largimin e barrikadës në urën e lumit Ibër, që ka tensionuar situatën jo vetëm në Mitrovicë por në gjithë Kosovën dhe me të cilën dëmtohen proceset e zhvilluara në Bruksel dhe marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Jahjaga kërkon nga qytetarët e Mitrovicës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të ndihmojnë në tejkalimin e situatës së krijuar dhe të mos lejojnë përshkallëzimin e saj ndërkohë që nga organet e rendit kërkon rivendosjen e qetësisë në qytetin e Mitrovicës.”.

EULEX PËRDORË PLUMBA GOME, PËR SHPËRNDARJEN E PROTESTUESVE

Ora:18: 21- Protestuesit në Mitrovicë kanë filluar të shpërndahen. Nga Mitrovica, bëjnë me dije se tashmë janë shpërndanë shumica e protestuesve. Në protestën e sotme tek ura e Ibrit, u përkeqësua situata pasi u dogjën disa automjete të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Ndërkohë, raportohet se EULEX ka hedhur edhe plumba gome në drejtim të protestuesve.

Ndërkohë, është raportuar edhe për disa policë të lënduar. Veç Policisë së Kosovës, gaz lotsjellës ka përdorur edhe Policia e EULEX-it. Është raportuar se është djegur edhe një veturë e EULEX-it. Në kohën kur më protesta kishte hyrë në më shumë se 30 minuta të fillimit të saj, kishin nisur edhe përleshjet mes protestuesve e Policisë. Kjo gjendje nisi kur shpërtheu kordoni i Policisë dhe kur protestuesit nisën të gjuajnë gurë në drejtim të Policisë
EULEX-i përdorë gaz lotsjellës, digjet një automjet
Tek ura po vërehen autoambulanca që po transportojnë të lënduar nga të dyja palët, edhe policëve edhe protestuesve. Protestuesit po hedhin gurë ende e gaz lotsjellës ka filluar të gjuaj edhe EULEX-i. Gjithashtu protestuesit kanë djegur edhe një veturë të EULEX-it. Distanca mes pjesëtarëve të sigurisë dhe protestuesve është diku rreth 150 metra.

193311  Përleshjet mes Policisë dhe protestuesve

Policia e Kosovës po vazhdon të mos lejojë protestuesit të vijnë afër urës së Ibrit. Njësia Speciale me armë të gjata, është duke gjuajtur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Ndërkohë, Njësia Speciale e EULEX-it dhe KFOR-i janë në gjendje gatishmërie për të mos lejuar depërtimin e protestuesve të ura e Ibrit.

Policia përdorë gaz lotsjellës ndaj protestuesve
Raportohet se Policia ka gjuajtur gaz lotsjelljës në drejtim të protestuesve. Gazetari i Express në Mitrovicë, raporton se protestuesit kanë nisur të shpërndahen pasi u qëlluan me gaz lotsjellës nga policia

Shpërthen kordoni i Policisë, protestuesit gjuajnë me gurë
Gazetari i Express nga Mitrovica, ka bërë të ditur se protestuesit kanë shpërthyer kordonin policor. Sipas raporteve, protestuesit kanë nisur të gjuajnë më gurë drejt Policisë.

alb365.com/balkanweb

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Të miturit largim nga vendi edhe me thyerje të ligjit

Përpjekjet për kalim të paligjshëm kufiri janë shtuar. Sipas Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Durrës, në rritje është...

Close