|E premte, Korrik 21, 2017

Protesta te fuqishme. 

shkup  Maqedoni – Protestat e dhunshme që kanë ndodhur dy netët e fundit në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit kanë rritur ndjenjën e pasigurisë tek banorët shqiptarë. Për shkak të trazirave, që u shoqëruan me djegien e pronave të shqiptarëve dhe thirrjet për vrasjen e tyre, disa familje janë larguar përkohësisht nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në lagjet fqinje.
Të pasigurt ndihen edhe shqiptarët që jetojnë në Nerez, një lagje pranë vendit ku ndodhën trazirat. Banorët e kësaj lagjeje, që janë sulmuar disa herë në të kaluarën në shtëpitë e tyre nga huliganët maqedonas, thonë se në dy netët e kaluara nuk kanë bërë gjumë nga frika se mund të sulmohen përsëri.
Atmosfera e tensionuar nga protestat në lagjen Gjorçe Petrov është ndjerë edhe në komunën fqinje të Sarajit, të banuar me shqiptarë, pasi protestuesit maqedonas tentuan pa sukses të çanin kordonin policor për t’u nisur drejt saj. Megjithatë, të mërkurën kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati tha se situata është në kontroll.
“Banorët e komunës së Sarajit nuk duhet të bëhen pre e provokimeve dhe disinformimeve të ndryshme, pasi të gjitha institucionet i kanë marrë hapat e nevojshëm që ata të ndihen të sigurt në vendet e tyre. Jemi duke punuar që të garantohet lëvizja e lirë dhe që pronat e tyre në asnjë mënyrë të mos cënohen”, deklaroi Murati.
Për dy netë me radhë, qindra protestues maqedonas shprehën revoltën e tyre, në mënyrë të dhunshme nëpër rrugët e lagjes Gjorçe Petrov të Shkupit, duke dëmtuar dhe djegur pronat e shqiptarëve. Shkak për këto protesta është bërë vrasja e një të riu maqedonas nga një bashkëmoshatar shqiptar pasditen e së hënës.
Shoqëria civile dhe analistët në Shkup bëjnë thirrje që kjo vrasje, që është kryer për motive të dobëta, të mos bëhet shkak për ndezjen e incidenteve ndëretnike. Aktualisht raportohet se vetëm në natën e dytë të protestave policia ka arrestuar rreth 40 persona.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja trendi i ri për vetullat (fotot) https://t.co/ViuOUoldOc https://t.co/JDJ9HTD6lY
11,309 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga 30 vjeçarit, vodhi IPHONE 6 GOLD 20 vjeçarit

Fier - Nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier ,u bë ndalimi me iniciativë për shtetasin  Sajmir Mataj,...

Close