|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Protestë në Kut kundër ndërtimit të hidrocentralit 

Mallakastër – Në Kutë të Mallakastrës, u bë një mbledhje me pjesëmarrjen e gjerë të banorëve këtej dhe andej Vjosës për parandalimin e ndërtimit të Hidrocentralit të Poçemit.

Pjesëmarrësit u tronditën pa masë dhe u revoltuan në ekstrem kur morën vesh se qeveria e Shqipërisë, në kundërshtim flagrant me vullnetin e mijëra banorëve pronarë të tokave që preken nga ndërtimi i këtij Hidrocentrali, në kundërshtim të hapur me të gjitha ligjet ndërkombëtare dhe të vendit për të bërë transparencën e plotë dhe për të diskutuar dhe marrë pëlqimin e Këshillave Bashkiake Mallakastër dhe Selenicë, si dhe të gjithë faktorëve të interesuar dhe që preken nga ky ndërtim, kishte nxjerrë VKM, duke e bërë fakt të kryer.

Pjesëmarrësit e konsideruan këtë veprim arbitrar, korruptiv, diktatorial e poshtërues, antikushtetues, për rrjedhojë ngritën një Komitet me përfaqësues nga të gjithë fshatrat andej dhe këtej Vjosës, Komitet i cili do të koordinojë të gjitha veprimet komunitare, ligjore dhe rezistencën popullore të të dyja krahinave andej dhe këtej Vjosës deri në mosbindje ekstreme kundër cilitdo që do të prekin Vjosën dhe Poçemin. Pjesëmarrësit i dërguan një mesazh të hapur Shoqërisë Turke, Shoqëri që do të përvetësojë me mjete korruptive pronat e mijëra banorëve përmes ardhjes për ndërtimin e Hidrocentralit të Poçemit, se do të konsiderohet si pushtuese dhe do të pritet siç e kanë merituar dhe e meritojnë pushtuesit.
Pas kësaj mbledhje, mbi 200 djem dhe vajza të Zonës që përmbytet, të betuar tashmë se jetën e tyre do ta japin, por Vjosën dhe Poçemin kurrë, bllokuan për një orë rrugën nacionale që lidh gjithë Shqipërinë e Jugut dhe Shqipërinë me Greqinë, si shenjë paralajmërimi për Qeverinë që urgjentisht të ulet dhe të dialogojë me të gjitha palët e interesuara si dhe me pushtetin vendor në të dyja bashkitë e Mallakastrës dhe të Selenicës, me qëllim që të dëgjojnë argumentet, faktet, shqetësimet dhe zërin e një populli të tërë, i cili po trajtohet në mënyrë çnjerëzore, diskriminuese dhe poshtëruese.

14732124_10155417394337738_3781247966108212543_n 14906980_10155417394642738_5089141289769602415_n 14907197_10155417395362738_7531093090589103434_n 14947418_10155417394487738_3654553671624951372_n

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: