|E hënë, Maj 29, 2017

Protestuesit:Eduart Shalsin ta fusim në kazanin e plehrave 

Ka ndryshuar plani i protestës së shoqërisë civile. Të shtunën më 1 tetor nisin protestat masive kundër ligjit të importit të plehrave. Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë të zakonshëm e kanë lënë të takohen para monumentit të 100 vjetorit. Por ndërkohë kryeministri Rama qëllimisht në atë ditë dhe atë orë, ka thirrur mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Kjo është një përpjekje e tij për të të qenë paralelisht në ekran me protestuesit, për të larguar vëmendjen e opinionit publik, duke krijuar idenë se çdo gjë vijon normalisht. Grupi organizator i protestës, thonë se protestuesit po shqyrtojnë mundësinë për të rrethuar vendin ku do të mbahet Asambleja e PS-së në Xibrakë. Dhe do ta rrethojnë me kazanë plehrash asamblenë e PS-së, ndonëse mendohet se 1100 forca policie do ruajnë asamblistët socialistë. Ndërkohë pritet me interes nga shoqeria civile edhe fjala e ish-deputetit të PS-së Koço Kokëdhima, i cili ka folur se është kundër importit të plehrave.

Ndërsa deputeti Ben Blushi mendohet se do të jetë si qytetar mes protestuesve të shoqërisë civile kundër plehrave.

Duke qenë se në këtë asamble janë pjesa më e madhe e deputetëve që votuan pro ligjit të plehrave, burimet thonë se është menduar edhe të bllokohet rruga me kazanë plehrash, sipër të cilëve do të jenë shënuar emrat e deputetëve.

Kryeministri Rama po përballet me një zemërim të madh publik pas miratimit të ligjit që lejon importin  e plehrave. I gjendur në hall të madh, Rama organizoi sot një takim me biznesmenë të industrisë së riciklimit, ku foli para tyre me orë të tëra për dobinë e ligjit të miratuar.

Nga ana tjetër, Rama kujdeset vetë për t’i kthyer përgjigje komentuesve në faqen e tij në Facebook. A do t’i nënshtrohet kryeministri presionit të qytetarëve? Kjo mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme, ku siç është paralajmëruar protestat do të përshkallëzohen. Nuk do tërhiqen nga protestat derisa të shfuqizohet ligji.

Të shtunën parashikohet se mbi 10 mijë vetë do jenë në shesh dhe duke shkuar për të rrethuar asamblenë e PS-së ku janë edhe deputetët që votuan pro ligjit të plehrave.

Burime nga shtabi i protestës tregojnë se kanë në plan të kapin të gjallë deputetin inicues të ligjit Eduard Shalsin dhe ta fusin në një kazan plehu për ta shetitur nëpër bulevardin e Tiranës. Në të vertetë Shalsi ka zbatuar urdherin e qeverisë. Më pas kanë në plan edhe dy ministra të Ramës, ku njeri ministër nuk peshon shumë kilogram dhe kanë në plan ta fusin në një thes plehu. Në mënyrë simbolike, natyrisht

alb365/kohajone

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Noizy sonte hapi lokalin e tij të ri https://t.co/63OkEnq5Tg https://t.co/zn2CVBGHCy
11,294 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shoqërohet gazetari Artan Hoxha, nxori sekretin hetimor

Gazetari investigativ Artan Hoxha është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në përfundim të emisionit “Opinion”. Ai do të dërgohet...

Close