|E diel, Qershor 25, 2017

Provimi i matematikes , Malaj: Kush kapet me celular , perjashtohet. 

1384959876_news      Tirane – 45 mijë maturantë do të hynë ditën e hënë në provimin e detyruar të Matematikës. Provimi fillon në orën 10:00, por rregullorja e Maturës Shtetërore përcakton se kandidatët e kanë detyrim që në ditën e provimit të maturës të paraqiten në mjedisit e provimit 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit.

Në një deklaratë për mediat zëvendës ministrja e Arsimit Nora Malaj sqaron se provimi do të zhvillohet në 212 qendra dhe se testi është bërë nga mësues ekspertë. “Duhet përgjegjshmëri dhe menaxhim i mirë. Objektivi ynë është cilësia dhe standardi. Teksti është i mbështetur në programet e tre viteve ndërkohë që do të zhvillohen edhe inspektime në mjediset ku do të zhvillohet provimi”- u shpreh Malaj.

Zëvendës ministrja theksoi se nxënësit që do të kapen me celular do të përjashtohen nga provimi. Malaj bëri me dije se edhe administratorët do të jenë pa celular në sallën ku zhvillohet provimi.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohet 30 vjeçari, kultivonte hashash https://t.co/q0FY78djYP https://t.co/E4Mnv5SBvI
11,395 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
70 familje presin të bëhen pronarë të banesave  nga ish godiat e kompanisë Albpetrol (fotot)

  Fier - Afro 70 familje që jetojnë në ish godinat e kompansië Albpetrol në Patos prej vitesh presin që...

Close