|E shtunë, Tetor 21, 2017

Provimi i matures, sot Gjuhe Shqipe dhe Leteris. 

matura-shtetrore   Tirane – Sot 45 mijë maturantë do ti nënshtrohen provimit të detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ky është provimi i dytë i detyruar ku maturantët do të testohen, por i pari që llogaritet në formulën e maturës shtetërore, dhe i cili ka peshë në garën për në universitet.

Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj ditën e djeshme ka deklaruar se janë marrë masat për mbarëvajtjen e provimit duke paralajmëruar të gjithë maturantët edhe mësuesit që do të jenë pjesë e procesit që të respektojnë rregulloren e maturës, pasi në të kundërt do të ndëshkohen. Sipas Malaj në provimin e parë të gjuhës së huaj me detyrim u përjashtuan 2 mësues dhe 2 maturantë pasi shkelën rregulloren.

“Ne jemi të vendosur ta udhëheqim me sukses këtë proces. Nuk do të tolerohen shkelje dhe çdo tentative që do të rrezikojë sigurinë e këtij procesi, sikurse ka ndodhur në të shkuarën. Pas provimit të parë të maturës, pasi u konstatuan shkelje u bë pezullimi për dy mësues, shoqëruar me mosnjohjen e provimeve të nxënësve të cilët nuk zbatuan rregulloren e maturës shtetërore.

Do të dëshiroja shumë që ky rast të mos përsëritej më, duke i sjellë edhe njëherë në kujtesë të gjithë maturantët të zbatojnë rregulloren”,-tha Nora Malaj. Zv/ministrja e arsimit dhe sportit tha se këtë vit, një risi është edhe shpërndarja e testeve nëpërmjet postës shqiptare dhe përzgjedhja e tyre në formë elektronike, mënyra këto që rrisin transparencën në procesin e maturës.

Gjatë konferencës për shtyp zv/ministrja Nora Malaj u është përgjigjur gazetarëve edhe për pezullimin e drejtoreshës se institucionit arsimor për kryeqytetin, duke thënë se po verifikohen nga Komisioni Disiplinor në ministri një sërë vërejtjesh që kanë ardhur në emër të saj.

Ndërsa për sa u përket notave të gjuhës së huaj, deklaroi se do të publikohen në datën 2 qershor. Por absurdi është se MAS ende nuk e di që maturantëve prej ditës së hënë u është afishuar nota në çdo gjimnaz, duke qenë se ky process administrohet nga drejtoritë arsimore përkatëse dhe jo nga AKP.

MASAT

MAS paralajmëron të gjithë administratorët dhe maturantët të zbatojnë rregulloren e Maturës Shtetërore në të kundërt do të ndëshkohen. Punonjësit e ministrisë e kanë për detyrë që sot të paraqiten që në orën 06:00 pranë DAR/ZA kur të bëhet hedhja e shorit për ndarjen e administratorëve në qendrat e provimit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Cili nga këta artistë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision? (video)

Festivali i këngës do të ngrejë siparin e edicionit të 55-të në dhjetor të këtij viti. 24 pjesmarrës do të...

Close