|E diel, Shtator 24, 2017

Prrenjas – Zbulohet lulja mishngrënëse, ha insekte 

Elbasan – E rrallë. Identifikohet lulja mishngrënëse në pyllin e Rrajcës.
Lulja është e njohur me emrin shkencor Pinguinkula është një varietet i rrallë që haset në Shqipëri.

Por ajo gjendet në “laboratorin” natyror në pyllin e Rrajcës.

Fotot tregojnës se si lulja ka kapur në kurth insekte të ndryshme dhe i ka tretur me një lloj lëngu viskoz që lëshon. Pastaj ajo asimilon proteinat dhe gjithçka të nevojshme për rritjen e saj.

Lulja në vetvete është e vogël dhe ka petale me ngjyrë të bardhë. Insektet “bien në kurth” pasi ata janë të tërhequr pas nektarit të saj. Por sapo prekin lulet gjethet e saj mblidhen dhe lëshojnë një lëng viskoz, bën të ditur infoelbasani.al.
Pylli i Rrajcës u shpall së fundmi nga UNESCO pjesë e trashëgimisë botërore natyrore. Në këtë pyll gjithçka është e virgjër dhe ecën sipas ciklit biologjik natyror.

Meritë të padiskutueshme ka për këtë arritje Administrata e Zonave të Mbrojtura e drejtuar nga drejtori Fatmir Brazhda.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
ROSKOVECI

Nga EDISON YPI - I vetmi vend në Shqipëri, aq i butë, i bukur, i ëmbël, i shkrifët, ku zemra...

Close