|E diel, Dhjetor 17, 2017

PS fushata sipas ndarjes së re territoriale . 

149106Tiranë – Partia Socialiste ka nisur prej dy javësh organizimin për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Sipas burimeve brenda PS, bëhet e ditur se me udhëzim të kryetarit të PS-së dhe kryeministrit Edi Rama, fushata ka nisur duke ju përmbajtur plotësisht ndarjes së re territoriale të miratuar nga mazhoranca.

Kështu prej dy javësh, PS ka dërguar një shkresë zyrtare për strukturat socialiste në rrethe në të cilën udhëzon që përgatitjet në zgjedhjet lokale të nisin nga njësia më e vogël administrative sipas hartës së re. Kështu sipas burimeve në selinë rozë, mësohet se që pas shpërndarjes së udhëzimit në të gjitha qarqet e vendit ka nisur organizimi në njësitë më të vogla, të cilat sipas ndarjes së re janë lagjet. Në ligjin e ndarjes së re territoriale, thuhet shprehimisht se “Qytetet mund të ndahen në njësi më të vogla që quhen lagje dhe një lagje mund të krijohet vetëm në territore me mbi 20 mijë banorë”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Hitleri dhe droga që ishte aq e famshme në elitën naziste

Methamphetamina ishte droga e preferuar e elitës...

Close