|E martë, Mars 28, 2017

PS “qep” gojën, s’ka komunikim pa lejen e partisë 

Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste miratoi Kodin e Ri të Etikës në të cilin ndalohet komunikimi me mediat i çdo deputeti apo funskionari të zgjedhur në forumet përkatëse pa u konsultuar më parë me Zyrën e Informacionit në parti. Mosrespektimi i këtyre rregullave të reja të mund t’i kushtojë funksionarëve edhe përjashtimin e tyre nga funksionet publike të PS. Kodi përcakton edhe rastet e papajtueshmërisë së mandateve mes partisë dhe ekzekutivit.

Tashmë në Partinë Socialiste nuk do të ketë më asnjë drejtues të zgjedhur apo deputet që do të flasin për mediat pa lejen e partisë.

Ky është kodi i ri i etikës që do të detyrohen të zbatojnë të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste.

Në nenin 13 të tij ndalohet çdo anëtar i PS, i Asamblesë apo Kryesisë dhe i zgjedhur në forumet përkatëse të komunikojë me mediat pa u konsultuar më parë me zyrën për marrëdhëniet me mediat, në të kundërt, Komisioni i Garancive Statutore dhe i Etikës do të marrë masa që mund të shkojnë deri edhe në përjashtimin nga partia.

Në kodin e ri të etikës, në pjesën e papajtueshëmrisë së mandateve, nuk lejohet që sekretarët e partisë të kenë poste Ministrore si dhe ndalohet që të ketë poste në Asamble, persona me lidhje të ngushta familjare.

Balla: Kodi i Etikës në PS është një hap i rëndësishëm dhe model për ta ndjekur të gjitha partitë politike në Shqipëri për të parandaluar çështje të karakterit konflikt interesash, të përfaqësimit të drejtë, të funksionimit të demokracisë së brendshme në parti dhe shumë çështje të tjera që janë në dobi të një jetë politike sa më të frytshme dhe sa më demokratike të partisë.

Kodi i Etikës së Partisë Socialiste është miratuar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshmë, ku përveç të tjerash është vendosur edhe një rregullore për kriteret morale për të zgjedhurit e partisë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Diabetikët tashmë me terapi të re https://t.co/dRj75EAoGQ https://t.co/kyxUz09TLC
4,407 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Tenton të zbres makinën nga karrotreci, ja çfarë ndodh

Një burrë ka fituar epitetin e “idiotit”, dhe atë falë një gjesti të pamatur që e ka bërë gjithë botën...

Close