|E diel, Tetor 22, 2017

Pse “pislliku” i juaj vjen erë trëndafili?! 

Nga ANRI BALA – Lajmet mbi mafien ekonomike dhe “arit të ri” të Europës, mendova do të mbeteshin thjesht shqetësime të një shkrimtari të guximshëm përtej Adriatikut tonë të dashur, i “përmbytur” nga fekalet dhe plehrat, aroma e rëndë e të cilit e kalon dhe Vorën, ndërsa teshat t’a sjellin deri në shtëpinë në Tiranë.

Në fakt nuk kam ndërmend të shkruaj për plehrat e “jashtme” e me cilësi, që do të na sjell “Aleanca e plehrave”, por për “bashkimin” e fundit që nuk ka ndodhur këto 25 vjet, të cilin nuk e kemi parë as për çështjet më jetike të vendit.
Bashkim ku dredharakët nuk votuan duke u larguar, opozitarët “abstenuan”, pra e votuan në heshtje, ndërsa nga radhët e pozitës dolën 2-3 “kopila” të mërzitur për hallet e tyre. Nëse do ishin 77 vota kundra (ligji u miratua me 63 vota), ligji nuk miratohej! Por u gjet papërgjegjshmëria duke përdorur marifete, që ligji të miratohej dhe ata dredharakët të ishin të “pastër me plehrat”.
Aleanca e çuditshme e pushtetarëve, pushtave, opozitarëve, katundarëve dhe lojtarëve, i mban të bashkuar rreth plehrave “me një dëshirë dhe një qëllim”: Ta mbushim vendin me plehra për ta “lulëzuar”!
Mos u habisni, kjo është mëse e vërtetë! Këtë gjëra i di edhe lulishtari më fillestar, sepse bujku në gen, e di sapo lind. Madje kryeministri i vëndit tim dhe i imi bashkë, e ilustroi me një foto, ku tregonte se çfarë të mirash na sjellin plehrat. Kjo më detyroj të shkruaj i bindur dhe kokëulur, që paskam menduar keq për qeveritë tona, të dashuruara pas plehrave.
“Desh më ra të fikët” kur pashë ish-fushën e plehrave të Elbasanit, që ishte kthyer në një lulishte të bukur. Ju, popull i “verbër”, qorra që bëni sikur nuk shikoni dhe nuk e dini se vendi ynë nuk mund të drejtohet dhe të lulëzoi pa plehra!
Ne prandaj jemi këto që jemi dhe këtu ku jemi, se Shqipëria është qeverisur dhe drejtuar prej vitesh e vitesh nga plehrat, që e kthyen vendin në një gropë plehrash, e tani do ta kthejnë në lulishte plehrash! Nuk e di, e besoni apo nuk e besoni, shikoni apo nuk e shikoni, por duhet ta dini, se edhe “bari” do pleh, e me gjithë atë bar që mbjellim, ku na dalin plehrat tona?!
Ashtu siç importojmë miell dhe grurë, nuk bëhet kiameti të importojmë dhe pak m*t nga jashtë. Tani do t’i vij era pak vendit, por këtij vendi ka kohë që era m*t i vjen, nuk është se i vinte trëndelinë e borzilok dhe tani i’u prish aroma!
Një gjë nuk kuptova: Pse “pislliku” i juaj ka erë të mirë dhe ai i opozitës, dikur ishte helmues?! Siç duket, në atë kohë ka qenë “më i madh” i atyre dhe ju akoma nuk keni arritur ta bëni m*t gjithë vendin. Por me importet nga vendet europiane, më duket se do i’u a kaloni. E kam fjalën për plehërimin e vendit.
Por a të hyjmë pak në temë, se edhe unë megjithëse i ri disa gjëra i di? Nuk e di se kush të ka bindur dhe këshilluar, ty o kryeministri im, që po bëni një veprim që s’duhet bërë, por t’a them me bindje se është këshilla e djallit! Nuk e di a ndjehesh ndopak dyshues, sepse nuk mendoj se edhe ti beson, se plehrat do të shpëtojnë ekonominë e vendit dhe industrinë e riciklimit, që ne nuk na rruhet për të!
Nuk besoj se të kanë sqaruar, por ata që këshillojnë në fushën e ekonomisë… të kanë gënjyer! Kjo industri ka 20 punishte me nga 10 punëtorë, ndaj nuk ngre ndonjë peshë në ekonominë e vendit! Nuk besoj se i’u kanë sqaruar, se importimi i plehrave ose mbetjeve me cilësi nga Europa, do të lërë pa ricikluar mbetjet tona dhe natyrisht, djegia e plehrave do shtojë “qëlbëzimin” e vendit!
Nuk besoj që ato dallaveraxhinjtë që të rrinë rrotull i’u vjen keq për 130 milionë dollarët e investuar në një biznes “pislliku”, të kenë argumente bindëse! Nëse mbroni këtë tezë, atëherë jeni të gjithë mashtruesa! Nuk besoj se e keni harruar (sepse është e freskët), “thesin e madh” të dollarëve që humbi Shqipëria para pak ditësh dhe ku duhet të turpëroheshit dhe skuqeshit për arsyen!
Natyrisht ju do të thoni se “kjo është drejtësia që na la qoftëlargu me bandat e tij”, por unë nuk jam dakord. Në një shtet ku pushtetin e ka qeveria dhe jo langojt e gjahut, që sillen vërdall për kocka, më e pakta është që të mbrohej qytetari dhe të masakroheshin masakruesit. Është herët të besojmë se tashmë erdhi drejtësia dhe çdo gjë të i’a lëm asaj. Kësaj i thonë: “Prit gomar të mbijë bari”. Kishit lejen me kilometra nga çdo shqiptarë, që gjykatsen ta merrnit për “zhelesh” bashkë me kioskaxhiun dhe të gjithë kioskaxhit që fshiheshin pas tij.
Mirëpo, ju nuk luajtët as dorën e as gishtin, kur nga Shqipëria me grushte dhe leva bandat dhe drejtësia e banditëve largoi gjysëm miliardi dollarë dhe një biznes elitar me mijëra vënde pune dhe me të ardhura milonash për shqiptarët. Ju ishit të zënë me riciklimin e mbetjeve dhe pastrimin e Europës. Krahasoi bizneset kryeministri im dhe humbjen! Nuk besoj se do thuash na duhen plehra, të paktën ti!
Duhet t’iu vij turp që gënjeni, se na duhen plehra, kur nuk po dini ku të çoni plehrat tuaja?! E di që do thoni janë plehra të pastra, plehra importi, m*t europian… Por po i’u pyes, pse duhet ta hamë ne?! Nëse është m*t me erë trëndafili, përse nuk e hanë vetë!

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ibrahimoviç kthen “reston” duke qeshur

Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar me deklaratat e tij interesante Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, ka një mesazh për gjithë...

Close