|E premte, Janar 19, 2018

Pse po shkojnë ambasadorët në zyrën e kryeprokurores?! 

Tiranë – Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Takimi i parë mes tyre ka zgjatur për rreth 50 minuta dhe është mbajtur në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Marku ka pasur takime të shumta me ambasadorët që pas ardhjes së saj në krye të akuzës shqiptare. I pari që pati reagim për zgjedhjen e saj si kryeprokurore ishte ambasadori amerikan Donald Lu, më të cilin një ditë pas zyrtarizmit në krye të këtij institucioni pati një takim ku edhe e inkurajoi për hetime të paanshme ndaj zyrtarëve të lartë.

Më pas, njëri pas tjetrit në zyrën e Markut u patën të futen ambasadori i Italisë si dhe ambasadorë të tjerë të vendeve të BE në vendin tonë.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjendet i vdekur nga tokat 65 vjeçari

Lushnje - Në datën 29.10.2017, rreth...

Close