|E hënë, Janar 23, 2017

Pse po tërhiqet Greqia nga ligji i luftës pas 72 vjetësh?! 

Nga SPARTAK NGJELA – Greqia po kërkon që të tërhiqet nga ligji i luftës me Shqipërinë.
Po tërhiqet nga turpi i saj shtatëdhjetë e dy vjeçar, sepse mbante një ligj absurd në dukje, por otomano-oriental në thelb, dhe antishqiptar në substancën politiko-historike. Por pyetja që duhet të ngrihet është kjo:

Pse sot pas 72 vjetesh?
Sepse e ndërmori më në fund për të lejuar Thesprotinë e Vjetër dhe Çamërinë e Re që të flasë shqip në atdheun e vet. Sepse Greqia, si edhe Serbia, e kishte gjetur Shqipërinë pa miq të fuqishëm, dhe, me një propagandë rraciste, i quante shqiptarët myslimanë turq, dhe gjuhën shqipe “të mallkuarr”, pikërisht për faktin e autoktonisë reale të shqiptarëve në Ballkan, dhe të gjuhës shqipe, si gjuha më e vjetër sot aty.
Po tani?
Tani kuptohet se politika greke po ndihet e trembur nga aleanca shqiptaro-amerikane: koncepti i ri për Çamërinë i Bashkimit Europian dhe i politikës amerikane; sidomos njohja e genocidit grek antishqiptar në Çamëri, ka krijuar tkurrje frike në Greqi. Në këtë shqetësim grek, ndërhyn si fakt edhe pastrimi që do t’i bëjë Reforma shqiptaro-amerikane në Drejtësi të gjithë korrupsionit në qarqet e larta të politikës shqiptare: politikanë të lartë, që shumica e të cilëve janë edhe ata që janë paguar nga antishqiptarizmi i Ballkanit Perëndimor.
Por, çdo të ndodhë pas Reformës shqiptaro-amerikane? Sigurisht ngritja e personalitetit shqiptar dhe e gjuhes shqipe. Do fillojë patjetër evolucioni me galop i çeshtjes shqiptare në Ballkan dhe garantimi i të drejrave të dhunuara të shqiptarëve në një shekull, sepse “të fortët e Evropës”, që pas rënies së Austrohungarisë, të cilët nuk kanë dashur fare të ekzistojë një shtet shqiptar, tani e kuptojnë faktikisht se historia ka ndërruar udhë.
Koha ka ndryshuar në favor të së drejtës të shqiptarëve.
Heqja e ligjit të luftes me Shqipërinë, është vetëm hapi i parë i politikës greke, në rrugën e saj për të hequr dorë nga racizmi antishqiptar.
Eshte mirë që ndërkohë të trembet edhe korrupsioni i lartë politik shqiptar: gjithçka këtej e tutje do të vijë e të ecë në favor të të drejtave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, shitësit e pushtetshëm të këtyre të drejtave, në favor të fqinjëve tanë, tani janë drejt penalizimit.
Shqiptarët duhet të jenë të sigurt për këtë.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ditën police dhe natën modele https://t.co/mIChDx8fzR via @wwwalb365com
503 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PD : Kandidati socialist po përdorë administratën dhe ambientet publike në favor të tij.

Fier - PD Fier ka dalë në një konferencë për shtyp ku akuzonë PS dhe kandidatin e sajë Armando Subashi se po shfrytëzojnë administratën  dhe ambientet publike në këmbim të...

Close