|E martë, Janar 17, 2017
  • NA NDIQ NË

Punë me rrogë 400 mijë dollarë, por askush nuk shkonë 

Tokoroa, qytet i rajonit të Waikato, ishull verior i Zelandës së re, ka hapur një konkurs për mjek kirurg prej muajsh dhe nuk ka asnjë të interesuar.

Puna me të ardhura marramendëse vjetore që llogariten te jene  rreth 400.000 dollarë duke përfshirë 3 muaj pushim me pagesë gjatë verës, po refuzohet nga të gjithë.

Ishulli po rritet për nga numri i banorëve dhe tani ka diku rreth 13.600 banorë. Drejtori i spitalit, Dr.Kenny u shpreh se është e vështirë të punojë i vetmuar ka shkruar Tesheshi.com.

“Vitin e kaluar kam anuluar pushimet dhe me gjasë edhe këtë vit duhet të bëj të njëjtën gjë dhe me të vërtetë nuk mund t’ia dal kështu” shprehet ai.

“Mjekët do të punonin së bashku me mua ose do të më zëvendësonin, por do të ishte e lehtë çështja e koordinimit, por nuk ka të interesuar” shton më tej Dr.Kenny

Tokoroa është qyteti i pestë më i madh në rajon dhe është vetëm 1 orë larg me veturë nga qendrat e mëdha si Hamilton, Tauranga, Taupo.

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shqipëri 0 – 1 Zvicër (fotot)

Francë -  Përfundon ndeshja e parë e kombëtares shqiptare me humbjen 0-1 ndaj ekipit zvicerian alb365

Close