|E diel, Shtator 24, 2017

Pusteci pushtohet nga karkalecat. 

Skakulci    Korce – Vërshimi i Karkalecit në komunën e Pustecit dhe alarmi i vazhdueshëm i banorëve, të cilët prej disa vitesh nuk mund të vjelin asnjë nga prodhimet e tyre kanë bërë që të vijë edhe reagimi i parë nga instancat përkatëse.

Ministria e bujqësisë ka hartuar një plan për spërkatjen e zonës me qëllim shfarosjen e karkalecit, i cili është kthyer në një mankth për banorët.

Një prej vatrave në fshatin Kallamas ka qenë ndalesa e parë e Ministrit, Edmond Panariti, i cili ka deklaruar se edhe këtë vit të mbjellat në këtë zonë janë nën rrezikun e insektit por “Strategjia jonë do të mbështet kryesisht te parandalimi, ne tani kemi të bëjmë me një infeksion të vendosur në këtë zonë. Nëpërmjet spërkatjes me një preparat i cili është shumë efektiv, por edhe miqësor ndaj mjedisit. Pasi ne duhet të bëjmë kujdes që të luftojmë insektet, por të mbrojmë edhe ambientin nga përdorimi i insekticideve që mund të kenë ndikim në mjedis. Ky preparat që përdoret është shumë miqësor ndaj mjedisit, është regjistruar në agjencinë amerikane të mjedisit”

Prej të paktën 4 vitesh banorët e fshatrave të komunës Pustec nuk arrijnë të marrin asnjë prodhim si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga insekti.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Apolonia barazon Flamurtarin në fund.

Java e 12-të e Superligës ka përfunduar me një barazim mes Apollonisë dhe Flamurtarit, me vlonjatët që nuk arritën të...

Close