|E shtunë, Tetor 21, 2017

Puthjet e të gjitha domethëniet në ëndrrat tona. 

t-euml-gjitha-dometh-euml-niet-e-puthjes-n-euml-euml-ndrrat-tona_hd        Puthja është manifestimi i parë, më elementar i dashurisë; një akt intimiteti. Mat ndjenjën e afrimit ne çift Në antikitet besohej se puthja ishte një akt magjik: dy persona shkëmbenin shpirtin duke u pushtuar fizikisht e shpirtërisht.

Puthje
1. Një ëndërr me një puthje është ogur i mirë që tregon dashuri, paqe dhe qetësi nëse jepet nga një person i dashur dhe në mënyrë të sinqertë, por nëse puthja nuk është e mirëpritur ose nga një i sëmurë, ju do të vuani nga ana shpirtërore.
2. Kur sheh të tjerët që puthen: Dikush do të mashtrojë. Kur jep një puthje: Duhet të mos jesh grykë. Kur merr një puthje: të presin sfida.

Në vesh
Nëse puthni një partner në vesh, dëshironi ta keni nën kontroll, ta pushtoni në trup e në shpirt.
I përkëdhelni ose ju përkëdhelin llapat e veshëve? Marrëdhënia juaj ka nevojë për ndonjë nxitje që të gjallërohet, është rasti që të fusni në punë fantazi në kur të zgjoheni!

Në gishta
Gishtat janë një simbol mashkullor, ndërkohë që e ndara midis dy gishtave simbolizon organin femëror. Të ëndërrosh sikur puth ose ju puthin gishtat do të thotë që po e shtyni marrëdhënien tuaj në një nivel më superior me më shumë ndjenjë.

Në buzë
Sa më e thellë është puthja dhe sa më e apasionuar, aq më shumë tregon se dëshirohet pushtimi total i partnerit. Por nëse është partneri ai që ju puth në mënyrë të thellë, kujdes: tregon se keni frikë se mos përpiheni nga posesiviteti i tij.

Në këmbë
Po zbrisni me këmbë në tokë. Keni nevojë për një marrëdhënie të thellë, të kompletuar, që t’ju kënaqë shpirtin dhe zemrën, por pa harruar absolutisht trupin.

puthja_permireson_pamjen_e_lek_1      Në sy
Nëse jeni ju ajo që puthni dikë në sy, ndoshta nuk doni që ai t’ju shohë si jeni. Është partneri ai që ju puthi në sy? Jeni të sigurta për sinqeritetin e ndjenjës së tij, e ndjeni që ju falënderon për atë dashuri.

Në faqe
Është puthja klasike e miqësisë. Nëse në ëndërr puthni ose putheni, dashuria është duke ardhur ose ka ikur dhe s’e keni vënë re.

Në kërthizë
Tregon që dëshira për të pasur një fëmijë është shumë e fortë.

Në ballë
Të ëndërrosh sikur puthesh në zonën e sipërme të fytyrës, do të thotë pranim i tjetrit. Si të puthni, si të putheni nga partneri, harmonia e marrëdhënies është e qartë dhe mund t’i rezistojë kohës.

Në gjoks
Nëse është ai që ëndërron sikur puth partneren në gjoks, dëshiron një marrëdhëniet protetike, ka nevojë për një figurë mëmësore.
Nëse ajo e puth atë në këtë zonë, tregon që ajo tenton te marrë në dorë timonin e lidhjes e ta drejtojë sipas mënyrës së vet.

alb365.com

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gati ‘leva’ pas koke për Sorrosin

Presioni mbi ambasadorin amerikan në Maqedoni po bëhet gjithnjë më i madh, kurse financimi i disa grupeve të caktuara në...

Close