|E hënë, Korrik 24, 2017

Putin – Hakmarrje ndaj sanksioneve të reja të SHBA-ve 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se është shumë herët të flitet për hakmarrje kundër rundit të ri të mundshëm të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat po diskutohen në Shtetet e Bashkuara, ka raportuar sot agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, RIA.

“Ne duhet të shohim se çka do të ndodhë. Për këtë arsye është herët të flitet publikisht për aksione hakmarrëse”, e ka cituar agjencia RIA zotin Putin në një intervistë, pjesë të së cilës janë transmetuar sot në kanalin shtetëror televiziv, Rossiya-1.

Putin, mëtutje, ka theksuar se rundi i ri i sanksioneve “me siguri do t’i ndërlikojë raportet ruso-amerikane”.

Pardje, Srenati i Shteteve të Bashkuara me shumicë votash, e ka miratuar legjislacionin në të cilin përfshihen sanksione të reja më të ashpra kundër Rusisë, në mënyrë që të vështirësohet mundësia e lehtësimit të sanksioneve ekzistuese nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, pa miratimin e Kongreesit të Shteteve të Bashkuara.

Ky legjislacion duhet të miratohet nga Dhoma Përfaqësuese dhe të nënshkruhet nga presidenti Trump.

Me këtë masë synohet ndëshkimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për përzierjen e dyshuar të vendit të tij në zgjedhjet amerikane në vitin 2016.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Pushuesit kosovarë gjenë ‘belanë’ në Vlorë https://t.co/AvNwnPz9Rx https://t.co/LFzVxjYHmm
11,312 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga 47 vjeçarit gjirokastrit, u kap duke vjedhur në Lushnje

Lushnje - Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Aleksandër Leka, 47vjeç, banues në lagjen ”18 Shtatori”...

Close