|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

Qëllohet për vdekje 47 vjeçari me kallashnikov 

Sarandë – Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në Sarandë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa rreth orës 00:35 në Spitalin e Sarandës është dërguar një trup i pajetë i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Policia thotë se viktima është identifikuar si  shtetasi Aleksandër Bardhi, 47 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.

“Gjatë hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shëndëlli (përballë fshatit Vrinë) ku sipas deklaratës së personit që e ka shoqëruar viktimën në Spitalit e Sarandës (djali i xhaxhait të viktimës) dyshohet se trupi i pajetë është gjetur nga ana e tij i vrarë me armë zjarri të dyshuar të llojit “Automatik” në rrugën hyrëse të këtij fshati”, sqaron policia.

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët kyçe rreth kësaj zone për rënien në gjurmë të autorëve me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vetevritet 30 vjecari.

    Tirane - Vetëvritet me armë zjarri në kryeqytet një person rreth të 30-ve. Bëhet fjalë për shtetasin Ervis B., i cili i ka dhënë fund jetës së tij, ndërkohë...

Close