|E diel, Dhjetor 17, 2017

Qeveria 2 vjet qera për të palegalizuarit e trans-ballkanikes . 

10968270_911615288869368_1900805687_nVlorë – Ndërsa në Vlorë banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë të cilët preken nga rruga Trans-ballkanike protestojnë në lidhje me shpronësimet dhe për dëmshpërblimin që ata do të përfitojnë nga prishja e ndërtimit të banesave të tyre, qeveria premton zgjidhje sipas ligjit dhe mbështetje për ata që nuk kanë legalizuar banesat.

Deklarata për shpronësimet e Trans-Ballkanikes
Qeveria Shqiptare ka marrë një vendim për të shpronësuar sipas ligjeve në fuqi pronarët e disa banesave ku do të kalojë rruga që do të lidhë qytetin e Vlorës me rrugën nacionale.

Bëhet fjalë për një segment rrugor që do të nxisë turizmin dhe zhvillimin ekonomik jo vetëm në Vlorë, por edhe në të gjithë zonën jugore të Shqipërisë.

Qeveria shqiptare përveç shpronësimit të pronarëve të ndërtimeve me leje, ka ndërmarrë edhe një hap më shumë me karakter social, duke ofruar qira për dy vitet e ardhshme për ato familje të cilat jo vetëm kanë ndërtuar pa leje, por edhe nuk i kanë ndërtimet e tyre të legalizuara apo në proces legalizimi.

Teksa ndërtimi i rrugës i shërben zhvillimit të mëtejshëm të Vlorës, politizimi i këtij projekti dhe hapave që qeveria po ndërmerr shkon kundër interesave të qytetit dhe banorëve të saj.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja makina me të cilën u larguan autorët e vrasjes së dyfishtë (foto)

Vlorë - Autorët e vrasjes së dysfishtë...

Close