|E hënë, Dhjetor 11, 2017

Qeveria: Gjobë kush nuk skedon aparatet celularë. 

samsung-galaxy-s-III-     Tiranë – Çdo aparat celular i cili përdoret për të komunikuar përmes kompanive mobile shqiptare do të skedohet në një regjistër kombëtar të dhënash. Skedimi është i detyrueshëm dhe do të bëhet përmes numrit IMEI, Identiteti Ndërkombëtar Stacionar Celular i Pajisjes (The International Mobile Station Equipment Identity), i cili është numri unik 15-shifror, që shërben për të identifikuar aparatet celulare. Ky numër, zakonisht, gjendet i shtypur në çdo kuti paketuese, si dhe në brendësi të aparatit, poshtë vendit ku vendoset bateria ose gjenerohet automatikisht (*#06#).
Vendimi
“Baza e të Dhënave për numrat IMEI, ngrihet, administrohet dhe përditësohet pranë Ministrisë së Financave. Kjo bazë do të përmbajë numrat IMEI, markën dhe tipin e aparateve celulare, shoqëruar me një nga të dhënat e mëposhtme: NIPT-in e importuesit në rast se aparati celular është në pronësi të importuesit; NIPT-in e tregtarit, person fizik ose juridik, në rast se aparati celular është në pronësi të personit tregtar; Numrin personal të identifikimit për aparatet në përdorim të individëve; Shënimin në lidhje me identifikimin e numrit, si dhe të mungesës së elementeve identifikuese për pronësinë”, përcakton një vendim i qeverisë i publikuar dje në Fletoren Zyrtare. Vendimi parashikon edhe listën e bardhë, gri dhe të zezë të aparateve celularë, ku do të kategorizohen përkatësisht: telefonat e regjistruar, telefonat në përdorim të qytetarëve të paregjistruar ende, aparate të deklaruara të vjedhura apo të importuara ilegalisht. “Operatorët e telefonisë celulare ndërpresin ofrimin e shërbimit për çdo kartë të vendosur në një aparat, numri IMEI i të cilit rezulton në listën e zezë të Bazës së të Dhënave”, përcakton vendimi i Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.
Regjistrimi, 15 ditë afat
Sipas vendimit të qeverisë, afati maksimal për qëndrimin e një numri IMEI në listën gri është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë. Në rastin e identifikimit të një numri të ri IMEI, i cili operon me një prej operatorëve të telefonisë celulare që janë të licencuar në Republikën e Shqipërisë, njoftohet menjëherë operatori, i cili bën regjistrimin e numrit IMEI në listën gri. “Operatori kontakton menjëherë përdoruesin e numrit celular, për të marrë në rrugë telefonike të dhënat personale të tij dhe për ta njoftuar atë për detyrimin për regjistrimin e numrit IMEI të aparatit celular të përdorur prej tij, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke filluar nga ai çast”. Operatorët e telefonisë celulare ndërpresin ofrimin e shërbimit për çdo kartë të vendosur në një aparat, numri IMEI i të cilit rezulton në listën e zezë të Bazës së të Dhënave. Në rast se regjistrimi i numrit IMEI bëhet pasi aparati ka kaluar në listën e zezë të Bazës së të Dhënave, atëherë transferimi në listën e bardhë bëhet pasi zotëruesi i aparatit paguan tarifë shërbimi për regji-strim prej 1 000 (një mijë) lekësh. Brenda 2 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, pranë Ministrisë së Financave fillon procedura e formatimit dhe ngritjes së Bazës së të Dhënave për numrat IMEI të aparateve celulare. Vendimi i qeverisë përcakton gjithashtu që: “Në rast se numri IMEI i aparatit nuk ekziston në Bazën e të Dhënave, individi paguan një tarifë shërbimi prej 500 lekësh për regjistrimin e numrit IMEI”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ambasadori Lu – Të marrësh drejtësi në Shqipëri duhet…të paguash

Tiranë - Një tjetër kritikë ndaj sistemit...

Close