|E martë, Qershor 27, 2017

Qeveria të mbledhë mëndjen. 

permbytMe nje perkeqesim te motit, si asnje here tjeter ne kaq vite vershuan lumenjte mbi c’do ane. Qeveria e sotme premtoi qe nuk do ndodhte me kurre probleme se atehere e kishte fajin Saliu qe nuk degjonte e punonte.
Kurre nuk do ta kisha besuar dhe nuk do ta kisha uruar qe te kishte viktima nga mbytjet.
Por fatkeqesia ndodhi dhe askush nuk gjen dot fajtorin.
Fajtori eshte vete qeveria qe rri e flet perralla nga e kaluara dhe nuk ulet e te punoje.

Arsyet e ketyre permbytjeve jane te shumta dhe paralajmerimi qe kishin dhene keto ishin te qarta qe nje dite do te kishte viktima.

Si mund te ndodhte ndryshe kur ky ryeministri premtoi qe do bente reforma te medha dhe nuk do kishte me permbytje ne keto zona.
Tani ai hesht dhe fshihet mbas perdes se Kryeministris.
Ministris i Bujqesise dhe Ujerave se bashku me Ministrin e Mjedist nuk dine ca te bejne.
Situata eshte aq kaotike sa nuk mund te besh me gje tani, vec se te lutesh qe mos te kete me viktima dhe deme ekonomike materiale.

Ne nje vit qeverisje kjo qeveri duhet te kishte marre masa urgjente duke filluar me hapin e pare per te pare situaten e lumenjeve tane, kjo faze nuk kerkon me shume se nje muaj pune me strukturat qe kane keto dy  ministri. Hapi i dyte do te ishte qe te ndalohej menjehere makinerite qe mirrnin reren e zhavorrin nga lumenjte tane qofshin ato me leje apo pa leje. Pasi shtratet e lumenjeve jane shkaterruar plotesisht.
Hapi i trete do te ishte sistemimi i shtrateve te lumenjeve dhe pyllezimi anes tyre duke krijuar keshtu nje barrikade te forte ne vershimin e lumenjeve dhe ne mbajtjen e shtratit te pa prishur.
Hapi i kater do te ishte sistemimi i mire e Hidrovoreve dhe kthimi i tyre ne nje gjendje te mire per te mos shkaktuar permbytje ne zonat urbane.

Vetme me kaq pak gje sot nuk do te kishim nje gjendje te tille ne vend me Viktika dhe shkaterrime te tokave bujqesore dhe deme te konsiderushme materiale e Ekonomike…..

alb365.com/Besmir Agalliu Ambientalisti dhe Kryetari i OJF Mjedisi Pyjet Uji

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Zgjedhje 2017/ Ja deputetët e Qarkut Fier (lista) https://t.co/XiiMbGc9nc https://t.co/lkj13QHCd2
11,390 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Berisha : Me 'Gate' nuk kam folur, por mua më telefonojnë edhe nga burgjet.

 Tiranë - Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ish-kryeministri Berisha ka komentuar edhe akuzat e deputetit të PS-së, Taulant Balla nga salla...

Close