|E martë, Qershor 27, 2017

Qindra qytetarë “rrethojnë” Qeverinë, me ta edhe Zaev (fotot) 

Maqedoni – Vendimi  i Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, për të amnistuar politikanët e akuzuar ka shkaktuar menjëherë reagim qytetat.

Me qindra qytetarë u mbledhen fillimisht para Presidencës, ku përkundër forcave të shtuara policore, ata kanë hedhur vezë dhe sende të tjera  të forta, duke thyer xhamat e zyrës së Presidencës.

Më pas protesta është zhvendosur para godinës qeveritare. Sikundër dhe e lajmëroi në konferencën për mediat, lideri i LDSM Zoran Zaev u është bashkangjitur protestuesve.

Para mesnate, protestuesit përfunduan protestën e organizuar në shenjë revolte kundër vendimit të presidentit

Pasditen e sotme përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini ka kërkuar takim me kryetarin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.Takim me Ivanovin kanë kërkuar edhe ministri i jashtëm gjerman Steinmeier si dhe diplomatë të SHBA-së, Britanisë së Madhe e Gjermanisë në Shkup,  të cilët janë refuzuar nga Presidenti maqedonas me arsyetimin se axhenda e tij është e ngarkuar.

Ndërkohë mësohet se politikat në Bruksel po mbajnë një mbledhje urgjente lidhur me zhvillimet e fundit në Shkup, që çuan dhe në prishjen e marrëveshjes së Përzhinos e negociuar nga eurodeputeti Ricard Hovit.

mkd-254657mkd-254659mkd-254660

100200

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Zgjedhje 2017/ Ja deputetët e Qarkut Fier (lista) https://t.co/XiiMbGc9nc https://t.co/lkj13QHCd2
11,390 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shkojne te grabisin banesen, diktohen nga te zotet e shtepise.

   Mallakaster - Sot më datë 30.05.2014 rreth orës 02.25 është marrë njoftim nga shtetasi N.Ç. banues në fshatin Visokë...

Close