|E enjte, Mars 30, 2017

Qumështi i bletës është i mirë edhe për vet bletët 

Bletët e amzës mesatarisht jetojnë rreth gjashtë vjet, që është 40 herë më gjatë se bletët punëtore të cilat jetojnë gjithsej 30 deri 35 ditë.

Shkencëtarët kanë zbuluar që bletët e amzës për jetëgjatësinë e tyre mund t’i falënderohen vetëm ushqimit të tyre, i cili bazohet në qumështin e bletës, transmeton Koha.net. Ajo është substancë natyrore komplekse, e cila krijohet në gjëndrat speciale të bletëve, ndërsa me të bletët punëtore ushqejnë larvat e bletëve të amzës, shpjegon shkencëtari i njohur japonez, dr. Masaki Kamakura nga Universiteti Toyama.

Qumështi i bletës përmban në përqindjen më të madhe ujë, pastaj proteina, sheqer, lipide, materie inorganike, vitamina A, B, C, D dhe E, minerale, enzime, 18 lloje të aminoacideve si dhe shumë substanca të cilat parandalojnë zhvillimin dhe shumëzimin e baktereve dhe viruseve. P

Përbërësi aktiv i të ashtuquajturit xhel mbretëror, siç quhet ende qumështi i bletës, është royalactina, me ndihmën e të cilit bletët e amzës rriten më shpejt dhe bëhen më rezistuese ndaj shumë sëmundje, ka zbuluar ekipi i shkencëtarëve japonezë.

Qumështi i bletës forcon jashtëzakonisht shumë imunitetin dhe kështu parandalon krijimin dhe zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme, ndërsa vetitë e tij shëruese janë të njohura qysh nga kohërat e lashta. Problemi i vetëm me qumështin e bletës është jostabiliteti i tij, ndërsa kushtet e lagështisë dhe dritës ndryshojnë vetitë e tij.

“Do të bëjmë hulumtime të mëtejme për të zbuluar se në çfarë mënyrë royalactina në ushqim zgjatë jetën e bletëve dhe si mund të përdoren këto zbulime në mjekësinë dhe ushqimin për njerëz”, përfundoi dr. Kamakura.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,031 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Speciale – Të lirë nga amnistia. (fotot)

Fier - Babai i të dënuairt për reformën në drejtësi - Të lirohen djemtë tanë e të hyjnë qeveriarët. I liruari...

Close