|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Radhë dhjetra metra të gjata për kartën e shëndetit (fotot) 

Fier – Qindra qytetarë mbajnë rradhë të gjata në sportelin e vetëm të  fondit të detyrueshëm shëndetësor në Fier, për tu paisur me kartën e shëndetit.

Rradhët kanë shkuar  në dhjetra metra të gjata .  Kjo situatë është krijuar për  shkak të aplikimit të pacientëve dhe qytetarëve për kartat e shëndetit duke zëvendësuar librat e shëndetit sipas udhëzimit të ri  të Ministrisë së Shëndetësisë.

Qytetarët ankohen për pritjen e gjatë në radhë ,  ndërkohë që nga ana e këtij institucioni rradhët janë shkak i neglizhencës dhe lënies për ditët e fundit të aplikimit për karta shendeti. Qyetarët pohonë  se sportele duhet të ketë pranë cdo rajoni e bashkie dhe jo vetëm në Fier. Ata vijnë nga Patosi, Roskoveci, Mallakastra.

Drejtoresha e këtij instituciioni Donika Alushani ka  pohuar se  Lushnja ka dy pika një në qytet e një në Divjakë. Mallakastra ka pikën e sajë, Fieri ka dy sportele e janë në dispozicion tetë punonjës me dy turne. Afati i fundit i përdorimit të librit të shëndetit ka qënë 31 Dhjetori 2015 , ndërkohë që njoftimi ka një një vit që ka dalë për paisjen me kartën e shëndetit.

I gjithë qarku Fier është i detyruar të paraqitet në këto zyra duke krijuar këto rradhë të gjata në javën e parë të fillimit të ri të këtij viti.

vlcsnap-2016-01-11-10h23m08s11 vlcsnap-2016-01-11-10h22m33s170 vlcsnap-2016-01-11-10h22m11s205 vlcsnap-2016-01-11-10h22m04s142 vlcsnap-2016-01-11-10h20m56s226 vlcsnap-2016-01-11-10h20m46s120 vlcsnap-2016-01-11-10h20m27s183

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shqipëria realizon prodhimin e pasaportave biometrike për refugjatët

Tirane - Ministria e Punëve të Brendshme realizoi për herë të parë aplikimin dhe prodhimin e pasaportave të udhëtimit për...

Close