|E hënë, Tetor 23, 2017

Irakli Toska vjen me librin e dyte “Semani , Gjurme ne histori”. 

Fier – Shkrimi “Semani – Gjurmë në Histori” është histori e paplotë se, për Semanin, gjenden shumë hapësira të paezauruara për shkronjës të tjerë, mjafton të kenë sy për t’i parë dhe veshë për t’i dëgjuar se, ndryshe, i shkelin me këmbë mundësitë, aftësitë dhe talentin e tyre për të magazinuar në thesarin e dijeve njerëzore atë ç’ka u duhet brezave në thellësi të shekujve në vijim.
Kopertina e libritKjo është histori narative që kalon nëpër gjurmët që kanë lindur, janë zhvilluar dhe çimentuar në këtë trevë monumentale që natyra i ka ngritur vetëvetes në këtë kënd të Myzeqesë.
Kësisoj shkrimi realizohet sipas drejtimit letrar “Përroi i ndërgjegjes” ku dallohet tema kryesore (ajo e historisë së Semanit), dallohet problemi themelor (ai i mbijetesës së një populli në një territor të caktuar). Tematika dhe problematika realizohet në përshkrimin e degëve, përrenjëve të një lumi ngjarjesh dhe idesh. Explorimi i çdonjerës degë shtrihet në të gjithë territorin e Komunës Seman duke sfiduar konceptin “kohë”. Kronologjija e çdo dege është e saktë dhe e veçantë, nuk vlen për përrenjtë e tjerë.
Nëse materiali është i tejzgjatur, monotoninë e zbutin skica dhe ese të ndërtuara me material real e ndodhi që formojnë gjurmët e shëmtuara të jetës social-ekonomike të një populli që s’është puritan.
Duke u nisur nga këto “lëkundje” apo “tërmete” në subjekt, shkrimi merr formën e poemës surealiste të konceptuar nga Zh. Zh. POWER. Ai Shkruan: “Merrni një gazetë a revistë, zgjidhni aty një artikull, prejani me kujdes çdo fjalë (Fjalët e pavarura së bashku me fjalët e tyre shërbyese.- I. T.), futini në një torbë dhe i përzieni duke i tundur e, më në fund, i nxirrni fjalët nga torba një nga një dhe i shkruani me radhë deri në fjalën e fundit. Lexoni tekstin dhe do të shijoni të njëjtin subjekt, po me mendje më të përqendruar; do të shijoni një poemë të vërtetë surealiste”.
Diku, diku shkruhet “Opinion” që nuk është i detyrueshëm për t’u konsumuar, ai vetëm sa e drejton lexuesin për të shijuar materialin pararendës apo pasardhës, sipas rastit.
Këshillat në këtë shkrim luajnë rolin e mjetit të humorit dhe më tepër të çlodhin se sa të detyrojnë t’i zbatosh ato.
Në këtë material, pa dyshim, që ka subjektivitet ngaqë, se disa emra nuk kanë lënë gjurmë të shquara në histori, kanë qenë njerëz të zakonshëm, ndërsa disa të tjerë janë të paarritshëm, pra, mbetet shumë material për t’u exploruar nga intelektualë të tjerë të cilët nuk mungojnë në Seman, mjafton që të kenë dëshirën e mirë për të rrokur penën e të shkruajnë historinë shumëshekullore të kësaj treve të mbushur me dritë dhe hije, të mbuluar nga pluhuri i harresës. Këtë pluhur të harresës ne mund dhe duhet ta shkundim për t’i dhënë kësaj treve shkëlqimin që meriton.
Ja, dikush mund të shkruaj për Gaz-sjellësin TAP, i cili e ka stacionin e fundit në Seman, kalon, pikërisht, aty në trupin e kësaj treve, midis Kaminave dhe Frashërit të Xha Gaqit, për të kryer funksionin e vet historik si Nyjë-lidhjeje të Lindjes me Perëndimin, dmth: kalon në vazhdën e rrugës që zëvendësoi atë rrugë që humbi funksionin rreth shekullit të 14-të “Via Egnatia” me rrugën “Seman–Berat–Voskopojë –Korçë–Manastir–Ohër–Stamboll”.
Pavarësisht se, për të njëjtën temë, mund të shkruajnë disa autorë, ata veç e zhvillojnë apo e zhbirojnë më imtësisht tematikën dhe problematikën, i japin asaj më shumë frymëmarrje, mjafton të mos biesh në plagjiaturë dhe të mos bësh kritizerin, mjafton t’i përmbahesh këshillës së A. Kamysë se: “Nuk mund të realizosh një vepër përfaqsuese nëse nuk njeh arritjet e deri atkohshme të temës që do të trajtosh’’. Nuk është e thgënë që për problemin e malarjes të tejkalojmë hapësirën e Semanit e të rrokim hapësira të gjera, si: Vlora, Durrësi, Kukësi e të tjera hapësira problematike të cilat bëhen apo janë bërë objekt i një tjetër pene, pasi Bota mund të njihet pjesë – pjesë dhe në tërësi.
Historia nuk është asnjëherë shteruese. Ajo ofron material dhe mundësi të pafund, për të gjithë ata që kanë dëshirën dhe aftësinë për të shkruar në këtë.

PËRBËRJA E POPULLSISË, KOMUNA SEMAN
(A.Q.SH.F.423/1V.1923;D.9;Fl.5,6,7,8.)
1. Petoshani: 47 meshkuj, 36 femra (ortodoks), 20 shtëpi
2. Nikasi: 36 meshkuj, 28 femra (ortodoks), 9 shtëpi
3. Korkutasi: 62 meshkuj, 46 femra (ortodoks), 13 shtëpi
4. Kolkondasi: 29 meshkuj, 23 femra (ortodoks), 9 shtëpi
5. Shterpasi: 64 meshkuj, 65 femra (ortodoks), 19 shtëpi
6. Semani: 136 meshkuj, 122 femra, (ortodoks), 41 shtëpi
7. Kavaklli: 67 meshkuj, 68 femra, (ortodoks), 17 shtëpi
8. Ramani: 52 meshkuj, 28 femra, (ortodoks), 16 shtëpi
9. Gjokalli: 40 meshkuj, 32 femra, (ortodoks), 11 shtëpi
10. Marinasi me Sheq: 44 meshkuj, 36 femra, (ortodoks), 16
shtëpi
11. Sheqraman: 74 meshkuj, 65 femra, (ortodoks), 13 shtëpi
12. Gryka: 59 meshkuj, 43 femra, (ortodoks), 20 shtëpi
13. Topoja Qerim: 50 meshkuj, 45 femra, (ortodoks), 16 shtëpi,
+ 2 meshkuj, 4 femra, (muhamedan)
14. Topoja Stefan: 44 meshkuj, 40 femra, (ortodoks), 14 shtëpi
15. Rrethi Stavre: 16 meshkuj, 18 femra, (ortodoks), 4 shtëpi
16. Shënpjetra- Kostë: 28 meshkuj, 24 femra, (ortodoks), 9
shtëpi, + 3 meshkuj, 2 femra, (muhamedan)
17. Shenpjetra Sako: 33- meshkuj, 31 femra, (ortodoks), 10
shtëpi,+2 meshkuj, 2 femra, (muhamedan)
18. Hasalli: 31 meshkuj, 24 femra, (ortodoks), 12 shtëpi
19. Matka Dhespot: 27 meshkuj, 39 femra, 24 shtëpi
20. Muçani: 53 meshkuj, 56 femra,(ortodoks), 19 shtëpi, + 5
meshkuj, 3 femra (muhamedan).
21. Sinambelli: 45 meshkuj, 45femra(ortodoks)+ 4 meshkuj,
4 femra (muhamedan), 12 shtëpi.
22.Hoxhara: 43 meshkuj, 30 femra, 9 shtëpi.
Gjithësej: 1080 meshkuj; 944 femra, (ortodoks) + 16 meshkuj, 15 femra (muhamedan); 329 shtëpi.
POPULLSIA GJITHËSEJ= 2055 banorë; SHTËPI=329. (Sqaroj: dokumentet shkruhen si në origjinal ose si shkruheshin në kohën për të cilën flitet, sot quhen gabime drejtshkrimore, thjesht, gjuha e shkrimit mban aromën e kohës për të cilën flitet.).Libri eshte i ndertuar ne menyren me te arrire dhe i ndare ne disa kapituj ku nder to ka edhe pjese qe jane ngjarje te verteta por te trajtuara me profesionalizem nga Historiani Toska.

alb365.com/Irakli Toska

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Skënderbeu rrihet nga Sporting Lisbona 1-5

Skënderbeu ka pësuar humbje turpëruese nga Sporting Lisbona duke u mposhtur me rezultat 5:1 Skuadra shqiptare, Skënderbeu, ka pësuar edhe...

Close