|E diel, Janar 22, 2017

Rama: Me apo pa konsensusin e PD do të shkojmë përpara 

Kryeministri Rama ndodhet ne nje konference Live në FB

Ora 11:05  Me apo pa konsensusin e PD Vettingu do të kalojë

Rama: Nuk e kemi konsensusin e PD dhe unë dua të shpresoj se PD do të reflektojë dhe do të përpiqet ta fsheh se nuk e do reformën në drejtësi, por me ose pa konsensusin e PD ne do të shkojmë përpara.  Këto ligje do të kalojnë me 84 apo më shumë vota të shumicës qeverisëse

Ora 11:19 Rama: Ështe rritur numri i legalizimeve

Rama: Nuk mund të them se nuk ka korrupsion tek legalizimet, por mund të themi se rezultatet tregojnë se jemi me të sigurtë sot sesa ishim tre vjet më parë dhe vetë numri i legalizimeve i kryer tre vjet më parë flet vetë. Flet vetë fakti që sot në administratën publike nuk mund të hysh përvecse me konkurrs.“

Ora 11: 20 Rama: Policia e Shtetit, shëmbëlltyre e reformave

Rama: Kush mund të thotë sot që policia e shtetit është policia e ryshfetit. Sot ka shumë më pak rryshfet, ka shumë më pak korrupsion sec kishte më parë. Kam marrë gjatë këtij sezoni nga dhjetra qyetarë që kanë qenë me pushime dhe shprehnin mendime pozitive për policinë e shtetit. Policia e Shtetit është shëmblltyre e reformave.  Ne e dimë se cfarë duhet të bjëm dhe fakti që kemi bërë këto që kemi bërë tregon se jep garancinë që dime të bëjmë.”

Reforma në Energji

Rama: “Do të bëjmë që të gjithë lexuesit e matësit të jenë të pajisur me instrumenta elektronik që kontrollojnë kontrollorët dhe është e pamundur që në këtë skemë që lexuesit të bëjnë lodra me matësit apo me faturën.”

Konferenca nisi ne oren 11:00

Ashtu siç e kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama sot në orën 11:00 do të zhvillojë një konferencë online, ku do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të qytetarëve shqiptarë.

Zyra e shtypit të kryeministrisë njofton se konferenca do të jetë live, video dhe audio në Facebook.

Kjo konferencë do të jete për kryeministrin edhe një bilanc punë në këto 3 vjet qevrisje, pasi ky është viti i fundit i mandatit të qeverisë Rama.

Konferenca në Twitter dhe Facebook është kthyer në një traditë për kryeministrin Rama.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia kufitare kap skaf 8 m të gjat me 2 italianë https://t.co/fzO4nfhDjr https://t.co/6XwK8GWdAo
501 people follow ALB365
Twitter Pic dessie_m Twitter Pic kencaill Twitter Pic davejone Twitter Pic kathryn_ Twitter Pic MJohnson Twitter Pic VirtuaIM Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kledi_g Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom Twitter Pic MurrayNe Twitter Pic UomoSupe Twitter Pic ardit_gj Twitter Pic misini_b Twitter Pic koinosap Twitter Pic Sokol905 Twitter Pic idamyrta Twitter Pic Hoxhalli Twitter Pic PetritCe
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Alarm për bombë në Aeroport, gjendet një valixhe e dyshimtë në tualet.

Tiranë - Alarm për bombë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Një valixhe e dyshimtë e gjetur mëngjesin e sotëm në tualetin e aeroportit ka bërë që personeli të sinjalizojë...

Close