|E premte, Gusht 18, 2017

Rama, askush s’do ti shmanget angazhimit te dhjetorit. 

rama_me_homologun_holandez   Hollande – Mazhoranca qeverisëse forcon lobimin për marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Holandë ndërkohë që kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushatit ndodhet në Danimarkë. Lobimi do të vijojë dhe nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e cila pas pak ditësh do të vizitojë Anglinë. Gjatë vizitës në Holandë kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar një takim me homologun holandez, Mark Rutte ku në fokus të bisedës ka qenë progresi i Shqipërisë. “Me kryeministrin Mark Rutte për progresin real të Shqipërisë dhe pse Evropës i duhet Ballkani ashtu siç i duhet Evropa Ballkanit”,- shkruan kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social twitter. Gjithashtu kryeministri informon se gjatë takimit me ministrin e jashtëm holandez, zoti Timmermans e përgëzoi ngrohtësisht për qeverisjen.
“Duam të besojmë deri në fund se asnjë nga vendet anëtare nuk do ti bishtnojë pikërisht atij angazhimi të marrë bashkërisht në dhjetor, se do të duhet një Raport tjetër për të treguar se progresi i madh i vënë re në muajt e parë të qeverisjes është konsoliduar dhe kjo do të mjaftonte që vendet anëtare të shprehen. Të shohim, sepse Evropa është gjithmonë e më pak e parashikueshme, dhe gjithmonë e më shumë e lidhur në rrugën e të ardhmes së vetë me problemet e të sotmes”,- është shprehur kryeministri Rama.
Gjatë takimit me homologun Mark Rutte, kreu i qeverisë shqiptare e ka njohur atë me zhvillimet në Shqipëri, reformat dhe nismat e qeverisë sidomos kundër korrupsionit, trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar. Kryeministri Rama mori nga Kryeministri Rutte përgëzime për progresin real që Shqipëria ka shënuar këto muaj dhe mbështetjen për vazhdimin në rrugën e reformave. Mbështetje dhe vlerësime për punën dhe qeverisjen bindëse të këtyre muajve ka dhënë dhe ministri i Jashtëm i Holandës, Frans Timmermans.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Blushi akuzon Bashën, më vodhe idenë

Partia “Libra” pretendon se PD i ka vjedhur idenë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë përmes një përzgjedhje Online, ku qytetarët...

Close