|E hënë, Shkurt 19, 2018

Rama – Basha , takim per reformën territoriale. 

edi rama
edi rama

edi rama

   Tiranë – Mes Edi Rames dhe Lulzim Bashës kanë nisur sërish shkëmbimet e letrave për të njëjtën çështje, atë të reformës territoriale.

Pasi të zgjedhurit vendorë të opozitës, nëpërmjet një letre e njohen kryeministrin me rezolutën ku shprehnin qëndrimin e tyre për këtë reformë, Edi Rama u është përgjigjur po me letër, ku bashkëlidhur ndodhej shpjegimi i ministrit përgjegjës Bledi Çuci.

Nga përgjigjia duket se asgjë nuk ka ndryshuar dhe palët ruajnë qëndrimet e njohura, ku qeveria e konsideron propozimin e opozitës për të nisur punën nga decentralizimi dhe pastaj për të mbërritur si një punë e nisur së prapthi.

Qeveria thotë se, me mbështetjen e partnerëve ka përmbushur të gjitha parimet e vëna në dukje në rezolutën e opozitës dhe se decentralizimi është një proces i vazhdueshëm, që do të thotë se duke ndjekur praktikën më të mirë ndërkombëtare, paketa e decentralizmit do të jetë faza tjetër e punës, raporton TCH.

leterNë letrën shpjeguese të kryeministrit Rama vihet re qartë vendosmëria e qeverisë për ta mbyllur reformën brenda 31 korrikut. Deri atëherë, siç shkruan kryeministri, është si gjithnjë i gatshëm të takohet me opozitën për të gjetur rrugën më të mirë të bashkimit të forcave për miratimin e reformës admnistrative-terriotirale deri në fund të muajit.

Kjo letër është dërguar të martën dhe që atëherë ka dy zhvillime, të enjten në drekë opozita vendosi të braktisë Parlamentin, ndërsa të enjten pasdite Partia e Unitetit Kombëtar, deri tani zyrtarisht në opozitë, u bë pjesë e komisionit parlamentar për reformën administrative-territoriale.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia identifikon vrasësin e 26 vjeçarit.

     Vlorë - Policia...

Close