|E enjte, Qershor 22, 2017

Rama – Bashës: Mos e politizoni vrasjen, në të kundërt ju drejton krimi. 

Dr. Haim Reitan e Artan Santo        Tiranë – Vrasja e biznesmenit Artan Santo në një atentat mafioz ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ka sjellë replica edhe mes liderit të mazhorancës Edi Rama dhe atij opozitar Lulzim Basha, për politizimin e çështjes nga këta të fundit.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, dënon politizimin e atentatit mafioz nga opozita ndaj Santos duke theksuar se të bësh politikë me krimin e sotëm, është të udhëhiqesh jo nga aspiratat por nga krimet e pisllëku.

Ndërkohë, duke folur nga Tepelena ku u mbajtën zgjedhjet e kryetarit të degës së këtij rrethi të PD, kreu opozitar Lulzim Basha tha se vrasja e Santos është një shenjë e pasigurisë së rendit në vend në nivele ekstreme. Sipas Bashës, kjo ka bërë që shqiptarët të kthejnë kokën nga PD duke kërkuar sipas tij një alternativë të re.

Rama: Politizimi i vrasjes së Santos nga opozita, tregon se ata udhëhiqen nga krimi e jo nga idetë

Kryeministri Edi Rama ka dënuar politizimin e aktit mafioz sot ndaj biznesmenit Artan Santo nga ana e opozitës. Përmes një postimi në Facebook, Rama dënon politizimin e atentatit mafioz ndaj Santos duke theksuar se të bësh politikë me krimin e sotëm, është të udhëhiqesh jo nga aspiratat por nga krimet e pisllëku.

“Te besh politike edhe me krimin e sotem do te thote te jesh nje opozite qe ushqehesh jo nga aspiratat,as nga idete,po nga krimet e pislleku!” shkruan Rama në Facebook.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Qarku Fier gati të shkojë në votim https://t.co/RwuFVYKxIg via @wwwalb365com
11,397 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Aksidentohet me vdekje 50 vjeçari

Lushnje - Më datën 09.12.2015, ora 19:15,  në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, në vendin e quajtur Golem, mjeti me targa AA 031...

Close