|E hënë, Shkurt 20, 2017

Rama: Diaspora duhet të marrë për dore Shqipërinë 

Një mijë shqiptarëve të diasporës në 40 shtete të ndryshme të botës, të mbledhur në Pallatin e Brigadave, kryeministri Rama u kërkoi që të ndihmojnë Shqipërinë në hapat e saj për të qenë e suksesshme.

Rama: Ashtu si kundër ata që ju keni gjetur atje janë gjendur dhe ju kanë marrë për dore për t’iu ndihmuar në hapat e parë drejt suksesit, ashtu dhe Diaspora duhet t’i gjendet dhe ta marrë për dore Shqipërinë për ta ndihmuar që të hedhi hapa të tjerë drejt suksesit.

Edhe nëse Shqipëria nuk ka çti mësojë shqiptarëve që kanë ndërtuar jetën e tyre në vend të huaj, ka shumë për të mësuar nga dashuria dhe kontributi i tyre për atdheun.

Rama: Mbase ne praktikisht nuk kemi asgjë për t’iu mësuar, por e kemi organizuar këtë samit sepse jemi të vetëdijshëm se kemi shumë për të mësuar. Po aq sa është e jona Shqipëria është edhe e juaja. ndërkohë që po të shohim se çfarë ata që kanë ikur kanë bërë për Shqipërinë duket se Shqipëria ka qenë më shumë e tyrja sesa e jona.

Mikpritës ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili i atribuoi atyre një meritë kryesore për pavarësinë e shtetit Kosovar, ndërsa theksoi se reforma zgjedhore do të garantojë vende të rezervuara për shqiptarët nga diaspora në parlamentin e Kosovës.

Thaçi: Prandaj në këtë frymë në kuadër të punës për reformën zgjedhore do të trajtojmë edhe mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës për të përcaktuar një numër të vendeve të rezervuara për diasporën në Parlamentin e Kosovës.

Samiti i Diasporës do të mbahet në datat 18-20 nëntor, ndërsa vitin tjetër Presidenti Thaçi shprehur dëshirën që ky takim të bëhet në Prishtinë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja shqiptari në listën e anëtarëve sekret të Iluminatit https://t.co/cl79jwTHkL https://t.co/3sdJPBddcW
505 people follow ALB365
Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic DigitalT Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PD po përgatitet kallëzimi penal për Edi Ramën

Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se po përgatitet kallëzimi penal për kryeministrin Edi Rama për mashtrim dhe pastrim...

Close