|E premte, Dhjetor 15, 2017

Rama do takojë aleatët pas deklaratave të Dules . 

rama-presheve1Tiranë – Kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama do të zhvillojë takime me aleatët e koalicionit të majtë për të sqaruar çdo pakënaqësi të këtyre të fundit. Dy ditë pas deklaratave të artikuluara në media nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule për dalje me kandidatë të veçantë nga PS në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, kryesocialisti Rama po përgatit takime me secilin prej aleatëve.

Marrëdhëniet me kreun e LSI-së, Ilir Meta, ashtu siç ka deklaruar edhe vetë kryeministri vijojnë të jenë shumë të mira, gjë që nuk mund të thuhet për ato me nënkryetarin e Kuvendit, Vangjel Dule. Përplasjet mes kreut të qeverisë Rama dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule u shfaqën që në kohën që mazhoranca përgatiti ndarjen e re territoriale, të cilën përfaqësuesi i minoritarëve grek në Kuvend e kundërshtoi edhe me votë. Gjatë sesionit të shkuar parlamentar, Dule paralajmëroi edhe me dalje nga koalcioni i majtë, ndërkohë që dy ditë më parë e përforcoi këtë ide duke u shprehur se marrëdhëniet me Partinë Socialiste janë të problematike dhe mund të dilet edhe me kandidatë të tjerë.

Burime nga PS, bëjnë me dije se kryeministri Rama do të zhvillojë gjatë muajit shkurt takime të veçanta me secilin prej aleatëve në koalicionin e majtë për tu njohur me pretendimet dhe rezervat e gjithësecilit për bashkëpunimin e deritanishëm. Vlerësimin për të shpërblyer me kandidatë apo pozicione nënivel lokal në zgjedhjet vendore për secilin aleat, Rama do ta bëj sipas arritjeve dhe votave që çdo forcë politike ka arritur të sigurojë në zgjedhjet e vitit 2013. Ndërkohë pas takimeve që do të zhvillojë me secilin prej aleatëve, Rama do të zhvillojë edhe një takim të përbashkët i cili do të vendos edhe për kandidatët konkretët që kolaicioni i majtë do të dalë në zgjedhjet e 21 qershorit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Basha miraton sekretarët e degëve në rrethe. Ja lista .

Tiranë - Përfundon odiseja e zgjedhjeve te...

Close