|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Rama, Dules : Vangjel duam qe lufta te mbaroje. Çështje çame është çështje shqiptare 

Kryeministri Rama duke iu përgjigjur kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe mbështetësve të tij në Athinë përmendi çështjen çame dhe ligjin e luftës.

Rama flet dhe per çeshtjen came: Vangjel duam qe lufta te mbaroje. Ne do ta mirëpresnim shumë një akt të barazvlefshëm të pushtetit legjislativ që ta shfuqizojë dekretin mbretëror që është ende në fuqi sot . Eshte nje akt që prodhon efekte konkrete.

 Në qoftë se nuk të pëlqen çam ska problem, janë shqiptarë, në qoftë se nuk të pëlqen çështje çame ska problem, është çështje shqiptare, dhe për këtë çështje kemi të gjithë të drejtën të kërkojmë zgjidhje bazuar në të drejtën ndërkombëtare”

Nëse nuk do ti çuajmë çam s’ka problem janë qytetarë shqiptarë, nëse s’të pëlqen çështja çame s’ka problem është çështje shqiptare, e Shqipërisë për shqiptarët: E drejta e njeriut për lëvizjen, për të kërkuar pronën dhe dëmshpërblimet në rrugë të rregullt ligjore proceduriale.

Kjo është ajo që quhet çështje çame. Asgjë tjetër. Ne kërkojmë këtë dhe vetëm këtë.

Ndërkohë që mali i vërejtjeve për mosrespektime e shkelje nuk është mbi ne, nuk ka qenë ndonjëherë mbi Shqipërinë, nuk ekziston as prej 3 vitesh por as prej 100 vitesh. Komision, komitet, organizëm, trojkë, konventë, gjykatë ndërkombëtarë që të ketë njohur  shprehimisht ekzistencën e një minoriteti grek mes Kurveleshit dhe maleve Akrokeraune, që është emri antik i Himarës prej të cilëve sipas mitologjisë antike një perëndi sherrgjeshë pasi u godit nga rrufetë polli dy hyjntë, kaosin e përçarjen

Add a Comment

%d bloggers like this: