|E diel, Gusht 20, 2017

Rama, epoka e zaptimit te plazheve ka marre fund. 

rama-rilindje_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy    Tirane – Prezantimi i planit të masave në prag të sezonit turistik, ka bërë bashkë drejtuesit e disa institucioneve përgjegjëse.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se do të garantohet rend dhe siguri për gjithë pushuesit, dhe efektivët e policisë do të jenë të shpërndarë në mënyrë të riorganizuar në territor nga 1 korriku e deri në fund të gushtit. Tahiri tha se pritet që në këtë sezon turistik të ketë një fluks prej 3 deri në 3.5 milionë turistë. Ministri garantoi se do të ketë garanci të plotë për sigurinë e turistëve, ndërsa tha se shërbimet e ndihmës së shpejtë do të jepen nga shërbimet policore në zonat përkatëse. Gjithashtu ai deklaroi se policia rrugore do të marrë të gjitha masat e mundshme për parandalimin e aksidenteve.

Nga ana e saj Ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni, u ndal në pastrimin e bërë në plazhe nga Forcat e Armatosura, dezinfektimin e zonave bregdetare, duke thënë se këtë vit sezoni turistik do të jetë ndryshe. Ajo bëri me dije se po zbatohet projekti pilot në shtatë plazhe, për vendosjen e kullave të vrojtimit, duke shtuar se do të ketë edhe udhërrëfyes turistikë si dhe numër i gjelbër falas, për denoncimin e problematikave të turizmit. Gjithashtu ministrja bëri me dije se do të vendosen tabela që sinjalizojnë plazhet publike dhe ato private.

Duke marrë fjalën e rastit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se nisja e sezonit turistik është një sfidë për një sezon cilësor. Ai tha se pastrimi dhe pastërtia do të jenë fjalët kyçe të këtij sezoni, duke kujtuar se plani i pastrimit nisi qysh në muajit e dimrit. Sipas tij më në fund do të ketë plazhe të pastra dhe fillim të ri në raportin mes turistit dhe vetë plazheve me natyrën.

“Për këtë është bërë një plan shumë i detajuar civil dhe ushtarak, por një plan i përpikmërisë së ndarjes së forcave në të gjithë hartën e Shqipërisë. Dhe kur flasim për forca nuk flasim vetëm për Forcat e Armatosura të përfshira në pastrim, por edhe për forca të tjera”, tha kreu i qeverisë. Ai deklaroi se do të marrë fund zaptimi i plazheve, duke thënë se do të ndahen qartësisht territoret dhe përgjegjësisë. Rama bëri me dije se nuk do të ketë asnjë plazh ku ligjin ta bëjë 100% privati, por se provati do të marrë një leje ku do të vendosë shezlonët dhe çadrat për ta mirëmbajtur, por jo për gjithë sipërfaqen.

“Do marrë fund historia që po shkele rërën do paguash lekë. E di që do kemi konflikte, por nuk do tolerojmë asgjë, plazhet janë të popullit shqiptar. Nuk do kenë më detyrim që të paguajnë para për të hyrë në det”, tha Rama. Kryeministri u shpreh se e drejta e administrimit të plazhit i takon të parit atij që ka plazhin përpara subjektit të vetë dhe në rast se nuk dëshiron ta marrë ai me qera do e marrin të tjerët.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mjaft u magjepsët me Putin-in!

Nga FAREED ZAKARIA -  Politika e jashtme amerikane Barack Obama zgjodhi rrugën e Eisenhower-it, e jo atë të Putin-it, për të...

Close