|E hënë, Shkurt 27, 2017

Rama firmosi pak ditë më parë shkarkimin e Ylli Manjanit dhe kërcënimi i M 

“Ushtria të angazhohet për të luftuar hashashin”- kjo deklaratë për pak sa nuk i ka kushtuar postin e tij Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Burime të Syri.net bëjnë me dije se mbëmjen e së martës së kaluar Kryeministri Edi Rama ka firmosur pa u menduar dy herë shkarkimin e Ylli Manjanit dhe madje ia ka bërë të ditur këtij të fundit duke iu drejtuar se me deklaratat e bëra, ai nuk mund të ishte më anëtar i kabinetit të tij.

Ylli Manjani besohet se sapo është njohur me këtë veprim të Ramës ia ka komunikuar vendimin kryetarit të tij Ilir Meta. Kaq ka mjaftuar që Meta të thërrasë në apel Edi Ramën e ta pyesë se çfarë i thoshte mendja. Besohet se mes të dyve është regjistruar një përplasje e ashpër verbale, por ajo që e ka bërë Edi Ramën të tërhiqej parimisht nga shkresa e firmosur në tryezën e tij, ka qenë kërcënimi me fjalët “bëje po ta mbajti dhe nesër dal nga qeveria!”.

Ndryshe nga ajo që besohet se ndodhi në fund të Korrikut kur në takimin e vilave qeveritare në Durrës ishte Rama ai që vuri Metën me shpatulla pas muri “o tërhiqu tani nga qeveria ose mbylle gojën”, situata politike duket se e nxjerr sërish në avantazh numrash Ilir Metën.

Sidomos me “derilindizimin” e votave të Blushit e Hafizit plus disa rrjedhje të reja në horizont drejt realiteteve të reja politike që po marrin formë. Ajo që ka ndodhut më pas është histori. Dy ministra Kodheli e Tahiri e kanë kundërshtuar publikisht qëndrimin e Ylli Manjanit duke i cilësuar ato konkretisht si deklarata që vinin “kolltuket” dhe që nuk ishin serioze.

Për të konfirmuar qëndrimet e ministrit të tij ka menduar edhe vetë Ilir Meta i cili foli për një situatë kritike e krijuar nga kultivimi dhe trafikimi i hashashit në Shqipëri. Ndërkohë sa për t’i kujtuar Edi Ramës se kush i mban pantallonat në mazhorancën aktuale, partia Ilir Metës takoi dje grupet e interesit kundër importit të plehrave. Ndërsa vendimi i firmosur për shkarkimin e Ylli Manjanit vazhdon ende të jetë në krye të axhendës ditore të Kryeministrit Edi Rama. alb365/SYRI.net/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohen 2 grekë me hashash made in Albania https://t.co/cYNK0rsSCq https://t.co/rjHqRGfzgf
511 people follow ALB365
Twitter Pic rogerham Twitter Pic paparo_l Twitter Pic LILLA_12 Twitter Pic ChiaraMe Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Një vit pa Vaçe Zelën .

U largua nga jeta një vit më parë, por Vaçe Zela prapë di të rikthehet. Mjafton të dëgjosh një këngë...

Close