|Sunday, December 11, 2016
  • NA NDIQ NË

Rama godet industrinë e votave të LSI, mbyll “Call Center”-at 

Nëse për mijëra shqiptarë do të thotë më pak të ardhura, për LSI, mbyllja e “call center” do të thotë shterim për mijëra vota që pritet të mbledhë përmes tyre partia e Ilir Metës.

Rreth 25 mijë vende pune rrezikohen në Shqipëri nëse senati italian vendos më 6 dhjetor të kalojë disa amendamente që lidhen ndër të tjera edhe me industrinë e call centers në Itali.

Tashmë amendamentet kanë kaluar në dhomën e ulët të Parlamentit. Bizneset e call centers mund të transferohen nga Shqipëria në vendet e tjera të BE në Evropën Lindore ose do të kthehen sërish në Itali duke lënë pa punë mijëra të rinj shqiptarë, kryesisht nga ata që sapo kanë mbaruar studimet.

Por ndërkaq ajo që bie në sy është se qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë përpjekje për të ndikuar në Romën zyrtare lidhur më impaktin social që ka kjo industri në Shqipëri.

Kryeministri shqiptar dhe ai italian kanë kaluar disa marrëveshje që janë edhe më të vështira sic është ajo për sigurimet, taksën e makinave dhe së fundi importin plehrave italiane në Shqipëri. Rama dhe Renzi janë ndër të tjera edhe miq.

Call center në Shqipëri dhe në përgjithësi industria që punëson shtresat në nevojë dhe pa nevojë për kualifikim sic është ajo e fasonëve janë nën ndikimin e LSI. Sa herë që është dashur të lobohet për to, ka qenë LSI ajo që ka ndikuar vendimmarrjen e qeverisë dhe Parlamentit. Pak muaj më parë ajo shmangu një rritje taksash për lëndën e parë të fasonëve ndërsa ka ndërmjetësuar për të hapur dhjetra call center në qytete ku ajo ka ndikimin më të madh si në Tiranë, Berat, Fier etj, por edhe në qytete ku pret të rritë ndikimin si në Vlorë etj.

Ilir Meta pjesën më të madhe të fushatave elektorale e zhvillon në këta sektorë.

Heshtja e qeverisë për këtë rast dhe vecanërisht e Kryeministrit Rama hap shteg për dyshime për sa kohë që edhe vijimi i alencaës PS-LSI në qeveri është në dyshim. Me mbylljen e call center, Rama në fakt ka goditur indirekt industrinë e votave të LSI, duke goditur mekanizmin elektoral të kësaa partie. LSI merr vota përkundrejt premtimit për punë, pa e lidhur me ndonjë premtim tjetër, sic bëjnë dy partitë e mëdha PS dhe PD.

Në fakt vet Rama ka ndërmarrë kohët e fundit një tjetër hap që godet call center njësoj si parlamenti italian.

Qeveria është në proces e sipër të rritjes së pagës minimale për efekt të sigurimeve nga 220 mijë lekë të vjetra që është tani në 250 mijë lekë. Kjo do të thotë goditje e rëndë për industrinë italiane që sjell vota për LSI. Kosto e fuqisë punëtore është kosto kryesore e kësaj industrie cfarë mund të sillte në mbylljen e tyre ose reduktimin e aktivitetit.

alb365/DRONI.al

Add a Comment

%d bloggers like this: