|E hënë, Janar 23, 2017

Rama: Investim modern në sistemin e vaditje-kullimit 

Lushnje – Bujqësia dhe fuqizimi i familjes së vogël fermëre janë tashmë fokusi i qeverisë. Në kuadër të këtij programi, Kryeministri Edi Rama, ka nisur takimet më fermerët në të gjitë vendin për t’i njohur me mundësitë që kanë për të përfituar nga fondi i garancisë, 300 milionë euro. Teksa u ndal për një takim me banorë të Divjakës, Rama premtoi nisjen e një investimi modern në sistemin e vaditjes dhe kullimit, brenda vitit 2016, që mbulon 100% rrethin e Lushnjes.

Qeveria, në kuadër të programit për mbështetjen e fermërëvë, ka vendosur të rrisë investimet në zonat bujqësore. Nga Divjaka, ku u takua me banorë të zonës, kryeministri Edi Rama premtoi nisjen e një investimi modern në sistemin e vaditjes dhe kullimit, brenda vitit 2016.

Rama: Ne do të fillojmë përpara dhjetorit, investimin e parë modern në të gjithë territorin bujqësor shqiptar me një sistem ujitje hidraulik të mbuluar, ku administrimi i ujit për vaditje do të bëhet me çelës…Pjesa kryesore e investimit do të shtrihet në Bashkinë e Divjakës dhe pjesa tjetër do të shtrihet më tutje në këtë zonë. Praktikisht është një investim që pothuajse 100% mbulon gjithë rrethin e Lushnjës.

Kryeministri i njohu fermërët edhe me Fondin e Garancisë prej 300 milionë euro, dhe i ftoi që të dorëzojnë projektet e tyre në mënyrë që të përfitojnë prej tij.

Rama: Sot për sot, ju e dini shumë mirë, një familje apo një grup familjesh fermerë nuk mund të shkojë në bankë, sepse nga pikëpamja komerciale llogaria nuk del dhe jo vetëm juve, por as fermerëve francezë. Ajo që na duhet është një bashkëpunim midis Ministrisë së Bujqësisë, ekspertëve të Ministrisë së Financave dhe bashkive. Programi ynë është një program për të mbështetur të vegjlit që të fuqizohen.

Në takimin ku shoqërohej edhe nga ministri i Bujqësisë Panariti, Rama iu dha përgjigje edhe shqetësimeve të fermerëve për rimburismin e TVSH, duke premtuar zgjidhje  në vitin e ri fiskal si edhe garantoi administrimin me përgjegjësi dhe të certifikuar për farat, fidanët, instekticidet dhe plehrat kimike.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ditën police dhe natën modele https://t.co/mIChDx8fzR via @wwwalb365com
503 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama të rinjve: Mos prisni rroga 800 euro

Kryeministri, njëherazi dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte mes të rinjve pjesëmarrës në Akademisë Politike të FRESSH dhe ndau me ta mendimet e tij për politikën, partinë dhe...

Close