|E hënë, Qershor 26, 2017

Rama – Irinej, na ke fyer. 

irinej   Tirane – Kryeministri, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në kryeministri me patriarkët botërorë, ku të pranishëm ishin serbi Irinej, Janullatos, Patriarku Ekumenik Bartolomeu I, ka shprehur irritim lidhur me deklaratat e patriarkut serb gjatë qëndrimit në Tiranë.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se, Rama ka shprehur qëndrim të ashpër ndaj deklaratave të patriarkut serb për Kosovën, duke deklaruar se Tij Irinej shfrytëzoi një rast fetar për ta kthyer në një çështje politike. Burimet saktësojnë gjithashtu se Rama e ka vlerësuar si shpërfillje të besimit tonë fetar.

“Kolegu juaj”, është shprehur Rama duke treguar me gisht patriarkun serb, “ka abuzuar me mikpritjen tonë, duke e transformuar një festë fetare dhe provën e bashkëjetesë tonë fetare në një çështje politike. “Ne jemi revoltuar dhe na ka fyer”.

Patriarku serb deklaroi gjatë vizitës në Tiranë se, “Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë”. Për shkak të kësaj deklarate, Rama bojkotoi dhe darkën zyrtare të ortodoksëve mbajtur të dielën në mbrëmje, menjëherë pas ceremonisë së shenjtërimit të Katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjuriç: Trepça është e jona jo e Kosovës

Trepça është një ndër minierat më të pasura në Ballkan. Ajo ende nuk është nën kontroll të plotë nga Kosova,...

Close